Mustafa Nano: Malavita në këtë vend ka mbrojtje politike

30 Shtator 2017, 11:13Kronika TEMA

“Ajo që ne dimë mbi Elbasanin është tjetër, është që një duzinë policësh nuk patën këllqe të ndalojnë një person të vetëm. Pse? Mendja ta thotë se ky i fundit i ka shpatullat e ngrohta. Shpjegim tjetër nuk ka”, thotë Mustafa Nano për Mapo.

Çfarë po ndodh me nivelin e krimit në Shqipëri? A kemi lidhje të tij me politikën dhe a e fakton rasti i Elbasanit këtë lidhje?

Pjerin Ndreu tha të enjten në “Opinion” se ngjarja e Elbasanit është reagim i krimit ndaj vendosmërisë që po tregohet nga policia për ta luftuar atë. Kjo është një gjë e bukur për ta besuar. Nuk ka prova që është kështu. Ajo që ne dimë mbi Elbasanin është tjetër, është që një duzinë policësh nuk patën këllqe të ndalojnë një person të vetëm. Pse? Mendja ta thotë se ky i fundit i ka shpatullat e ngrohta. Shpjegim tjetër nuk ka.

Cilat besoni ju se janë arsyet që prokuroria dhe policia nuk hedhin dritë mbi ngjarjen e Elbasanit?

Më e rëndë se vetë ngjarja është fakti që ajo nuk ndriçohet, nuk na jepet informacion se çfarë ndodhi, se kush ishte personi brenda makinës së blinduar, se çfarë bëri grupi policor më pas etj. etj. Kjo është një provë tjetër që malavita në këtë vend ka mbrojtje politike.

Sa mundësi ka për shkëputjen e lidhjes së krimit me politikën kur gjendja po vjen në përkeqësim me gjithë hyrjen në fuqi të ligjit të dekriminalizimit?

Unë besoj që shteti mund ta fitojë betejën me krimin, madje brenda një kohe të shkurtër. Sigurisht, në këtë pikë do thuhej që duhet vullneti i politikës, i gjyqtarëve, prokurorëve etj., por unë do të veçoja policinë. Policia e vetme e ka në dorë t’i japë një goditje të fortë botës së krimit, e ka në dorë që, të paktën, ta bëjë krimin të marrë arratinë e të mos na kapardiset më rrugëve e ambienteve publike. Kjo nuk do ishte pak në një moment të parë. Dhe kjo mund të arrihet veç nëse ministri Xhafaj e ka vullnetin për ta luftuar krimin, nëse ai i ka duart e lira për ta bërë këtë. 

1 komente në “Mustafa Nano: Malavita në këtë vend ka mbrojtje politike”

  1. krimineli i pafan says:

    krimin nuk e lufton dot shteti sepse ai esht vet pjell e krimit.
    a harruat se si u “kriju” shteti demokratik shqiptar pas renijes se komunizmit a? ishin vitet 1990. dhe gjith llumi I shoqeris,vrasesit,burgaxhinjt,kurvat,shkerdhatat,kriminelet,hajnat,dhe turlilloj plenash te njerzimit ,vetem duke ngrejt dy gishtat perpjet si vesh lepri apo si kemb kurve kur then hajdara,vetem me kte “merite” te vecante pra,zun poste ne administraten shtetnore dhe publike dhe u bene ministra e deputet e president e kryeministra. te gjith kta me bekimin dhe mbeshtetjen e demokracis perndimore.
    lind pyetja e si do ta luftojn krimin keta? kur kta jan vet pjell dhe pjelles te krimit?!
    esht utopi qe kerkohet te luftohet krimi. sepse vet demokracija me emblemen e saj te liris maksimale s esht gje tjeter vecse nje krim. ne esenc.
    prandaj edhe ka kaq krime ne shqipni. sepse ka liri demokraci.
    as mos prisni te luftohet dhe shuhet krimi. ai do lulxoj persa koh qe te ket demokraci dhe ekonomi tregu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje