Atentat në Tiranë, katër të plagosur në 'Laprakë' pas sherrit në një lokal

29 Shtator 2017, 19:24Kronika TEMA

4 persona  janë plagosur me armë zjarri në Laprakë.

Të kater të plagosurit janë dërguar ne spital ku po marrin ndihmën e duhur mjeksore.

Policia zbardh atentatin në Tiranë, këta janë 4 të plagosurit

Policia ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes së ndodhur sonte në mbrëmje në Tiranë, ku pas një atentati kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Në një njoftim paraprak për ngjarjen zbardhet identiteti i të plagosurve dhe thuhet se ata janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti në një lokal.

Njoftimi.

Rreth orës 18:40, kemi marrë njoftim se në rrugën “Gjergj Legisi”, janë plagos me armë zjarri disa persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:

Në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç.

Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jshtë rrezikut për jetën.

Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje