Burime nga SHISH: 4 makinat e blinduara që u sekuestruan në Tiranë, janë të mikut të Shullazit

29 Shtator 2017, 11:33Kronika TEMA

Zbulohen detaje të reja për pronësinë e 4 makinave të blinduara që u sekuestruan dje nga Policia e Shtetit.

Burime të Report Tv nga SHISH pohojnë se 4 makinat e sekuestruar dje nga policia në kuadër të operacionit ‘Vjeshtë 2017’ dyshohet se janë të mikut të Emiljano Shullazit.

Makinat e blinduara përdoreshin nga miku i Shullazit, Pajtim Serjani dhe janë me vlerë një milion euro.

Informacioni për makinat e blinduara u dha nga SHISH duke sjellë bllokimin nga policia e shtetit dje.

Pajtim Serjani përdorte makinat, 3 të trafikuara nga vendet e BE

Katër automjetet e blinduara ishin parkuan në garazhin e një pallati në zonën e “komunës së Parisit” në Tiranë.

Informacioni është marrë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, agjentët e të cilit kanë mbajtur në mbikqyrje personat që posedonin këto automjete.

Tre prej makinave janë të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave është me targa të falsifikuara.

Operacioni për sekuestrimin e makinave dhe pasurive që janë vendosur me pasuri të paligjshme, që nuk justifikojnë burimin është shtrirë në të gjithë vendin.

Burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë rreth 85 makina luksoze të bllokuara deri më tani në të gjithë vendin.

Nga 85 makina që dyshohet se janë të trafikuar apo të blera me të ardhura nga krimi, 13 prej tyre janë të blinduara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje