19 vjeçarja nga Pogradeci zhduket nga shtëpia, ja kallëzimi që bën njerka në polici

27 Shtator 2017, 16:13Kronika TEMA

Një 19-vjecare është larguar nga banesa pa lënë gjurmë që prej ditës së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit, teksa e reja me inicialet A.Ç, 19 vjeçe është larguar nga banesa dhe për të nuk ka asnjë informacion për vendodhjen.

Njerka e saj ka bërë sot kallëzimin në polici dhe ka deklaruar se nuk ka informacion për vendndodhjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.09.2017, është larguar nga banesa e saj në fshatin Buçimas shtetasja A.Ç, 19 vjeçe. Kallëzimi është bërë sot më datë 27.09.2017, në Komisariatin e Policisë Pogradec, nga njerka e saj shtetasja K.Ç, 31 vjeçe, e cila ka deklaruar se nuk ka informacion mbi vendndodhjen e shtetases A.Ç.Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje