Braktisën fëmijët në BE për azil, procedohen 5 persona në Vlorë

28 Shtator 2017, 16:56Kronika TEMA

Janë proceduar  5 persona  të cilët dyshohen se kanë braktisur fëmijët në vendet e Bashkimit Evropian me qëllim që të përfitonin  azil social në këto vende.

Policia Kufitare e Vlorës  ka kërkuar ndërgjegjësim për të gjithë personat për mosbraktisjen e fëmijëve të mitur në vendet e Bashkimit Evropian me qëllimin e përfitimit të azilit social.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Vlorë ka proceduar pesë persona të cilët akuzohen si autorë të veprës penale “ Braktisja e Fëmijëve të mitur”.

Drejtoria njofton se janë proceduar L.P., 57 vjeç, A.H, 69 vjeç, P.C, 45 vjeç, D.GJ, 49 vjeç, B.K, 43 vjeç, që sipas të dhënave rezultojnë se janë persona të përfshirë në këtë çështje.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare Vlorë kërkon ndërgjegjësim nga të gjithë shtetasit lidhur me mosbraktisjen e fëmijëve të mitur në vendet e BE-së më qëllim përfitimi të azilit social !

Nisur nga kjo vepër penale DVKM.Vlorë ka nisur procedimin penal për pesë shtetas pasi rezultojnë autorë të veprës penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur” !

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë, gjatë 10 ditëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Vlorë, kanë konstatuar 5 raste të veprës penale Braktisja e fëmijëve të mitur, në Vendet e BE-së me qëllim përfitimi azil social, ku edhe kanë nisur procedimet penale për pesë shtetas :

L.P., 57 vjeç, banues në fshatin Baltëz, Fier.

A.H., 69 vjeç, banues në fshatin Picar,Vlorë.

P.C., 45 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.

D.GJ., 49 vjeç, banues në Tiranë.

B.K., 43 vjeç, banues në fshatin Shtermen,Elbasan.

Shtetasit e lartëpërmëndur kanë dalë nga PKK Vlorë sëbashku me fëmijët e tyre të mitur në drejtim të shtetit Italian dhe janë kthyer pa fëmijët përkatës të secilit.

Nga pala Italiane dhe ajo Franceze është bërë njoftim pranë Struktuarve Policore të DVKM Vlorë se fëmijët e këtyre shtetasve kanë kërkuar Azil Social pikërisht në këto vende.

Lidhur me këto raste Policia Kufitare ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Policia Kufitare u bënë thirrje të gjithë shtetasve të cilët kalojnë Kufirin Shqiptar me fëmijët e tyre të mitur për në Vendet e BE-së të mos i braktisin ata me qëllim përfitimi azil social pasi do të jenë subjekt të hetimit dhe do të ndiqen penalisht nga Policia Kufitare dhe Prokuroria për veprën penale të Braktisjes së fëmijëve të mitur !

1 komente në “Braktisën fëmijët në BE për azil, procedohen 5 persona në Vlorë”

  1. Klimax says:

    Kjo eshte “Shqiperia europiane”!!!!!!!! Ndersa nga ana tjeter kryeministri i ketij vende nuk perton te fotografoi makete duke te na i prezantuar cdo dite ne Facebook-un e tij per te na “treguar” se si po ndryshon “Shqiperia europiane”!!!!!!!! Per ke Shqiperi e ka llafin?????!!!!! E di dikush?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje