FOTOT/ Përgjaken rrugët e vendit, policia këshilla për shoferët: Kujdes, mbani parasysh...

28 Shtator 2017, 18:09Kronika TEMA
FOTOT/ Përgjaken rrugët e vendit, policia këshilla për

Policia rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve pas tre aksidenteve me pasojë vdekjen e tre personave në rrugët e vendit. Sipas tyre, të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këto orë të shtojnë kujdesin, si rezultat i rendimit të kushteve të motit dhe rënies së shirave në mjaft zona.

DEKLARATA E PLOTË

Drejtoria e Policisë Rrugore iu kerkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë me mjetet e tyre në këto orë të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjetit të tyre.

Në orët në vazhdim si rezultat i rendimit të kushteve të motit dhe rënies së shirrave në mjaft zona rrugore të vendit kanë ndodhur tre aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës së tre shtetasve.

Paraprakisht Policia Rrugore ka identifikuar si shkak të ndodhjes së tyre shkeljen e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të perfshire në keto aksidente dhe sidomos shpejtesinë tej normave të lejuara dhe parakalimin e gabuar.

Me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore dhe parandalimin e tyre dhe ruajtjen e jetës së shtetasve Policia Rruga kërkon rritjen e vëmendjes në drejtimin e mjeteve, respektimin në maksimum të normave të sjelljes, përdorimin sidomos të rripave të sigurimit dhe vendosjen e kaskove mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Të evitohet me çdo kusht përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve.

Shërbimet e Policisë janë në akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për të dhënë çdo ndihmë drejtuesve të mjeteve.

2 komente në “FOTOT/ Përgjaken rrugët e vendit, policia këshilla për shoferët: Kujdes, mbani parasysh…”

  1. Spartak Verdha says:

    Nxirreni ligjin . Policia e Qarkullimit Rrugor të mbajë me vehte shishen e benzinës . Brenda qyteteve ( pasi te jenë vendosur tabelat në të gjitha akset hyrëse pa përjashtim , që shpejtësia maksimale është detyrimisht 40 Km / orë ) mbyte në radarë portativë dhe aparate fotografikë . Kape me shpejtësi mbi 40 dhe duke përdor celularin , sidomos femrat e kanë masive , ndaloi në vend , meri patentën dhe digjja pa pyet absolutisht se kush është , sepse me këtë veprim , keni për të shpëtuar jo një , por me dhjetra jetë njerëzish , fëmijë , pleq e plaka , të pamundur , me biçikleta e motora , të cilët po sakatohen përditë e më shumë rrugëve të qyteteve . Me shpejtësi maksimumi 40 Km / orë dhe pa celular në dorë , nuk ka shans të ndodhi aksidenti . Në Tiranë , ecin me 50 , 60 e më tepër km/orë autobuzat urban me nga 50 vetë brenda . Imagjino të tjerët . Pa ja djeg patentat , dhe vetëm pas 1 viti të kenë të drejtë me u fut në prova , ku ma s’pari ti provojë psikologu , nuk ndalon përgjakja e rrugëve me plagosje e vdekje . E kanë provu të gjithë dhimbjen e aksidenteve , edhe pardoksin që aksidentuesit , largohen pa pikë ndjenje njerëzore , ma shpejt dalin se sa hyjnë brenda , në mos quhen dhe viktima . prandaj s’besoj se do e kundërshtojnë këtë propozim .

  2. Q says:

    Në Shqipëri këmbësori nuk ka të drejtë të kalojë rrugën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje