LSI jep alarmin, Luan Rama : Radarët nuk punojnë, shteti fle gjumë! Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimet?

30 Shtator 2017, 11:50Kronika TEMA

LSI ka dhënë një alarm të fortë lidhur me mosfunksionimin e radarëve. Me anë të një prononcimi për mediat, nënkryetari i LSI-së, deputeti Luan Rama ka dekalruar se radarët e forcave detare nuk janë në punë. Radarët nuk punojnë – shteti fle gjumë!”- thote ai.

Sipas Luan Rames, sistemi i integruar i vezhgimit te hapësirës detare nuk është operacional.

Deklarata e Luan Ramës

Radarët nuk punojnë, shteti në gjumë!

Në punë janë vetëm trafikantët!…

Po e them drejtpërdrejtë: Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD – thënë më thjeshtë sistemi i radarëve) në Republikën e Shqipërisë, anëtare e NATO-s, nuk punon!

Për të qënë më i saktë, ka gati dy vjet që ky sistem nuk është operacional! Ndërkohë, pagesat nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbatjen e ketij sistemi janë kryer rregullisht dhe në kohë!

Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq që shteti të zgjohet nga gjumi dhe institucionet e zbatimit të ligjit të kryejnë detyrën?!

Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimet?

Apo që trafikantët e kriminelët të vazhdojnë të bëjnë siç kanē bërë?!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka denoncuar këtë realitet mbi një muaj më parë!

Dhjetë ditë më parë, unë publikisht i kam kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet! Çfarē pritet akoma?! Mosveprimi i shtetit është bashkëfajësi në krim!

Edhe një herë po e përsëris: radarët nuk punojnë! Shteti ende në gjumë! Në punë janë vetëm trafikantët!…

 

1 komente në “LSI jep alarmin, Luan Rama : Radarët nuk punojnë, shteti fle gjumë! Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimet?”

  1. Viktor says:

    Duhet që ti të shkosh në amerikë ke dashuroja jote bleona e të mos na çash më bythën. Përsa i përket radarëve në rast se është e vërtetë duhet të hetohet dhe të dalin përgjegjësit. Po një pyetje kam unë, ku ishit deri dje? Kur nuk punojnë prej dy vjetësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje