Zvicra, superfuqia e kafesë. Si është e mundur kjo?

3 Tetor 2017, 17:06Bota TEMA

Djathë, orë, çokollata. Te këto prodhime u shkon mendja të huajve, sidomos turistëve, kur bëhet fjalë për Zvicrën.

Por, Zvicra më shumë eksporton kafe se djathë dhe çokollata. Në biznesin e kafesë Zvicra është një superfuqi.

Në një bisedë me radion e Zvicrës franceze RTS nënkryetari i Shoqatës së Tregtarëve të Kafesë të Zvicrës, Cyrille Jannet, tha: «Shumica e tregtarëve të kafesë janë të pranishëm në Zvicër.

Kjo ka të bëjë me emrat e mëdhenj të industrisë së kafesë si Nestlé dhe Nespresso si dhe me firmat më të rëndësishme logjistike brenda rrjetit të tregtisë, siç është transporti detar i kafesë. Kësisoj, Zivcra është bërë një qendër e tregtisë me kafe – nga tregtia e madhe deri te prodhimi industrial».

Gjashtë ndërmarrjet më mëdha tregtare të kafesë në botë kanë selitë e tyre në rajonin e Gjenevës dhe në Zürich. Burime të ndryshme vlerësojnë se 60 deri 75 për qind e tregtisë me kafe zhvillohet në Zvicër. Në vitin 2015 Zvicra ka eksportuar kafe në vlerë prej 2,1 miliardë euro. Rrjedhimisht, eksporti i kafesë është më i rëndësishëm se eksporti i çokollatës dhe djathit.

Statistikat doganore tregojnë se në 10 vitet e fundit eksporti i kafesë është shtuar dukshëm. Ndërmarrja Nespresso si lider i tregut prodhon kapsulat e kafesë në tri ndërmarrje në Zvicër. (dp)

1 komente në “Zvicra, superfuqia e kafesë. Si është e mundur kjo?”

  1. Zigur Qarri says:

    Po pra,si ka mundesi qe Nestle zvicerriane,eshte firma me e madhe e ushqimeve ne Bote?!
    E thjeshte fare,nuk kan korrupsion,pronen private e kan te shenjte,kalojn ne filter intelegjence
    te gjith te dipllomuarit,nuk shesin dhe blejn dipllomat si ne Shqiperi,ku Drejtorat e Shkollave
    injorante mbrohen me fantizem nga pushtetaret,sepse “kan merita te medha”,jan militante.
    Dija eshte pasuria me e madhe e nje kombi,dhe jo mineralet.Pasuri te paimagjinueshme ka Rusia
    dhe Arabia Saudite,por jan shekuj mbrapa Zvicrres se vogel.
    Injoranca eshte Nëna e te gjith te keqiave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje