Gazetarja e masakruar në det, autori: Ishte aksident (kompjuteri i tij zbulon pamje tronditëse)

4 Tetor 2017, 11:02Bota TEMA

Para pak kohësh publikuam ngjarjen e mistershme të  gazetares së famshme suedeze Kim Wall, trupi i së cilës u gjend pa kokë në ujërat daneze.

Ndërkohë sot dalin detaje të reja të vrasjes, ngjarje për të cilën është arrestuar një danez, pronari i një nëndetëseje.

Ai thotë se reporterja  ndërroi jetë në një aksident brenda nëndetëses, ku Kim kishte hyrë bashkë me të për të parë dhe për të bërë një reportazh pasi kishte lexuar informacione në internet për nëndetësen dhe pronarin.

Por lajmi i fundit tregon se në trupin e saj u gjetën 15 plagë, ndërkohë që Peter Madsen krijuesi i nëndetëses thotë se është i pafajshëm dhe se nuk e ka vrarë, dhe që ajo ndërroi jetë pas një aksidenti dhe më pas e kishte hedhur në det.

Kim Wall 

Por prokurorët thonë se kishin zbuluar video dhe foto në hard driverin e kompjuterit të tij ku tregohet dhuna ndaj gazetares, edhe pse pamjet nuk e tregojnë qartë nëse është vërtetë ajo dhe të gjitha zbulimet u bënë të ditura në gjyqin e bërë dje në Kopenhagen.

Trupi i saj pa kokë u gjet pak më larg Kopenhagenit më 21 gusht, dhjetë ditë pas arrestimit të Madsen. Prokurori danez Jakob Buch-Jepsen tha dje se shkaku i vdekjes për 30-vjeçaren nuk është zbardhur tërësisht.

Paraburgimi i Madsen u zgjat deri më 31 tetor, ndërsa policia vazhdon të investigojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje