Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të përzënë nga territori i tyre 15 diplomatë kubanë, duke deklaruar se Kuba nuk ka arritur të mbrojë diplomatët amerikanë nga sulmet akustike misterioze në Havanë.
Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se diplomatëve u është dhënë shtatë ditë afat për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara.
“Këtë mëngjes Departamenti i Shtetit njoftoi qeverinë e Kubës se urdhëronte nisjen e 15 prej zyrtarëve të saj nga ambasada e saj në Uashington”, sqaron deklarata.
Ky vendim nuk pasqyron ndryshim të politikave, për shkak të lidhjeve diplomatike të vendosura me Havanën, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Të gjithë diplomatët amerikanë në Kubë kanë gjasa të largohen nga Havana deri në fund të javës pas një serie sulmesh zanore, tha zyrtari i lartë i DASH.
“Përveç kësaj, personeli diplomatik i SHBA nuk do të dërgohet në Havanë derisa qeveria kubane të japë garanci për sigurinë e tyre”, shtoi ai.