Policia e Korçës ka rrestuar një të ri me akuzën e përdhunimit. Në pranga ka rënë shtetasi David P, 24 vjeç, banues në Korçë.
Policia thotë se “arrestimi i tij u bë pasi, më datë 03.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një shtetase 20 vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.