Gruaja nga Korça trondit Policinë: Më ndihmoni, po na vret burri i dehur...

3 Tetor 2017, 14:56Kronika TEMA

Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.

Ushtronte dhunë fizike në mënyrë të përseritur ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Gjatë kontrollit në banesë i gjenden dhe sekuestrohen armë dhe municione luftarake pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Festim Kume, 38 vjeç, banues në fshatin Velitërnë.

Më datë 03.10.2017, në numrin 129 të Policisë ka telefonuar shtetasja D.K, 37 vjeçe, banuese në fshatin Velitërnë, bashkëshortja e shtetasit të  lartpërmendur, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi Festim Kume, në banesë po ushton dhunë fizike ndaj saj dhe dy fëmijëve të mitur.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Maliq, falë vlerësimit në kohë të telefonatës si edhe veprimeve të shpejta policore kanë shkuar në vendngjarje. Gjatë verifikimeve të kryera rezulton se shtetasi i mësipërm në gjendje të dehur, si dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shtetasit të mësipërm iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

1 pushkë model 56

3 armë artizanale pistolete,

1 krëhër automatiku model 56 si edhe

21 copë fishekë luftarakë, të cilat ky shtetas i posedonte pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Dhuna në familje” dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 278 të Kodit Penal.

1 komente në “Gruaja nga Korça trondit Policinë: Më ndihmoni, po na vret burri i dehur…”

  1. ja pra ,
    kjo eshte gracka ku politikat e botes futen shqiperine ,
    papunesia ,
    fukaralliku,
    padrejtesia ,
    shtresi dites i gjendur ne udhekryq pa ditur se ku te perplasesh ,
    te vetmet rruge qe i kan len shqiptarit jane krimi ,droga,prostitucioni ,maskaralliku ,
    qurravitja politike , dhe i gjithe kjo ngarkese kjo situate e jete e paperballushme ,
    qe te duket si me qen ne Ferr , shkarkohet nga qytetari shqiptare ne familjen e tij ,mjerishte ,
    duke shkaterruar e traumatizuar femijet ,gruan e len simptoma edhe ne moshat e rritura .
    Ky eshte shkaterrimi shoqerise shqiptare ne vija te trasha ,
    sepse te gjithe maskarenjte i jane bashkuar politikave te huaja ,per shkaterrimin e shoqerise shqiptare ,qysh nga politika ,putana medie me zagaret e vet dhe se fundmi ,
    del kaposhi kinez ,e kakarit gjasme i shqetesuar per krimin ne kte vend ,
    edhe pse ai eshte vet ushqyesi sponzorizuesi kryesor i gjithe maskarades 27-vjecare e degjenerimit shkaterrimit total te ktij vendi . Dhe pasi i kan fundosur ne bodrumin me te erret shqiptaret ,
    si minje ,qe kerkojn vryme shpetimi ,nga Pesti qe ka pllakosur jeten ne shqiperi ,duke mbajtur ne pushtete gjithe kriminelet qe i shkaterruan jeten atij populli ,hop ,nji dite te bukur i buzeqeshin duke i thene , Hej shQypo, endra jote bahet realitet .Ti duhet te leshe shqiperine sepse nuk eshte per ju Shqiptaret ky vend dhe besh skllavin ne Amerike .
    Pak e veshtire per tu kuptuar ,kjo politike cfarrosese e shqiptareve nga vendi tyre ee ?
    SHKATERROJ JETEN NE VENDIN E VET QE TE LARGOHEN JASHTE E BOSHATISIN SHQIPERINE -KJO ESHTE POLITIKA E MIQEVE TE SHQIPERISE QE E DUN FORT -DERI NE VDEKJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje