Dashuria e solli nga Australia në Shqipëri! Në redaksinë e emisionit “BOOM” në RTV Ora News mbërriti një denoncim nga një shtetase australiane, e cila është dhunuar nga i dashuri i saj shqiptar. Por historia nuk mbaron këtu.
Denoncuesja tregon historinë me të dashurin e saj shqiptar, dhunën e ushtruar nga ai dhe sorollatjet në dyert e policisë për ta denoncuar atë, deri tek ngacmimet e një efektivi duke e ftuar atë për jetë nate.
“Unë jam jashtë gjithë natën sonte, mund të takohemi” i shkruante polici gruas ne mesazhet që kanë shkëmbyer.
Aktualisht dosja ndodhet ne gjykaten e Tiranes.
Historia qe nisi ne 2013
Gruaja rrëfen se pasi u dashurua me banakierin shqiptar në vitin 2013, vendosi që të shkëputej përfundimisht nga Australia dhe të vendoset në Tiranë, për të filluar një jetë të re me të dashurin e saj.
La gjithçka në Australi, shiti çdo gjë dhe u vendos në Shqipëri.
Dashuria qe u kthye në ferr me të mbërritur në Shqipëri
Denoncuesja rrëfen për mikrofonin e BOOM se i dashuri në fillim ishte një person i mrekullueshëm dhe sillej shumë mirë me të.
Por kur u kthye për të jetuar në Shqipëri gruaja u përball me një sjellje krejt ndryshe të tij.
Në momentin kur vendos t’i japë fund lidhjes, ajo gjendet përpara një dhune fizike të tmerrshme. Në një rrëfim tronditës për BOOM ajo tregon se ai e rrihte edhe në gjumë.
Deshmia ne BOOM: Për herë të parë erdha në Shqipëri sepse kisha dëgjuar se ishte e bukur, me një natyrë të bukur dhe me një histori interesante.
Kur erdha këtu kuptova që isha në një vend shumë miqësor. Ditën e dytë të qëndrimit këtu mu ofrua një punë dhe vendosa të qëndroj një vit që të eksploroja një tjetër lloj kulture këtu. Disa muaj më vonë teksa isha në një lokal u njoha me banakierin dhe ai u bë i dashuri im.
Kjo ndodhi në dhjetor të 2013. Rashë në dashuri me të, ai ishte i mrekullueshëm në fillim.
Në fund të vitit unë shkoj në Australi dhe praktikisht hoqa dorë nga jeta atje, shita gjithçka kisha dhe u ktheva këtu që të qëndroja me atë. Kur u ktheva, sjellja e tij filloi të ndryshonte. Ai po përkeqësohej dita ditës dhe kjo ishte e papërballueshme për mua.
Vendosa ti jap fund lidhjes me të dhe reagimi i tij ishte duke me rrahur ndërkohë që isha në gjume. Ishte ora 03:00 e mëngjesit kur une u shtriva për të fjetur dhe një orë më vonë ai vjen në shtëpinë time të cilën e ndanim bashkë dhe u zgjova nga grushtat që më jepte në fytyrë. Kjo ndodhi në orët e para të mëngjesit të dites së dielë më date 28 maj 2017.
Denoncimi në polici, dhe tmerri:
Gruaja e dhunuar 11 orë në polici, Dhunuesi vetëm 3 orë
Pas këtyre akteve të dhunës, shtetasja nga Australia vendos ta denocojë në polici. Për BOOM rrëfen kalvarin e vështirësive në komisariatin nr 2.
Ashtu siç ishte e dhunuar, e mbuluar me gjak shtetasja australiane kishte qëndruar në rajon për 11 orë ndërsa dhunues vetëm 3 orë.
Deshmia ne BOOM: Sapo ai u largua une telefonova mamanë time në Australi. Isha e traumatizuar nuk dija se çfarë të beja. Mamaja me tha të shkoja në polici ose në spital. Komisariatin e policies nr 2 e kisha afër dhe shkova menjëherë atje.
Kalova plot 11 orë atje. Ishte shumë e vështirë, në fillim personat që ishin aty në komisariat nuk po më prisnin, nuk mu ofrua asnjë ndihmë mjekësore pasi isha e mbuluar në gjak, nga hunda ime rridhte gjak, duart i kisha të mbuluara me gjak. Nuk pushoja dot së qari.
Gjëja më e tmerrshme është që unë qëndrova 11 orë në Komisariatin e Policisë ditën e parë që të bëja denoncimin dhe ai kur u arrestua qëndroi vetem 3 ore brenda ne qeli.
Praktikisht unë qendrova më gjatë në komisariatin e policisë si viktimë, se ai që akuzohej për krimin
Si u përpoqën policet ta bindin te mos bente kallzim penal
Gruaja rrëfen se policët ishin përpjekur ta bindnin të mos bënte kallzim penal ndaj të dashurit duke e quajtur një sherr të zakonshëm.
Herën e parë nuk arriti të merrte dot urdhërin e mbrojtjes. shtetesja austrialiane u detyrua që të bëjë për të dytën herë denoncimin në mënyre që të përfitojë urdhër e mbrojtjes pasi për herë të parë askush në komisariat nuk e njoftoi që duhej të paraqitej në gjykatë.
Deshmia ne BOOM: Ata hartuan një kërkesë për urdhër mbrojtje rreth orës 8.30 të mëngjesit dhe e dërguan në gjykatë dhe ne 3 orët në vazhdim punonjësit në komisariat i shpenzuan duke u përpjekur të më bindin qe të mos bëja kallëzim kundër tij.
Sipas tyre ishte një sherr në çift por unë ju thashë qe nuk ishte i tillë pasi une isha ne gjumë në krevatin tim.
Ata insistuan duke më thënë që është hera e parë që ai bën një gjë të tillë dhe ne rast se unë do ta denoncoja ai do te shkonte në burg.
Unë ju thashë që është hera e parë që ai ma bën mua, por jo hera e parë qe ai dhunon një vajze pasi ai kishte goditur një vajzë kohë më parë.
Policia e Mulit kjo ne 2013. Ne ate kohe marr ne telefon policine sepse ne nje lokal poshte shtepise po behej aheng qe zgjati deri pas mesnates.
Ishte nje aheng i tmerrshem me tallava, volumi bente qe te dridhej gjithe pallati ne kuptimin e vertete te fjales. Po po dridheshin xhamat, jashte lokalit dilnin njerez te pire dhe te droguar qe bertisnin sa kishin ne koke (te detyruar edhe nga volumi). Nejse, marr policine ne telefon, nje coban dhish i konvertuar ne polic u pergjigj, beri sikur mori adresen. Pas gjysem ore marr perseri, nje coban tjeter pergjigjet dhe kur insistoj, me thote po “dun me baa qef njerzit”. I pergjigjem le te bejne qejf , por kemi femije te vegjel dhe pastaj dhe ne te rriturit nuk kemi qejifn e tyre.
Ngaqe nuk leshoja pe cobani i dhive perpiqet te me intimidoje duke me kerkuar si e kam emrin ku punon etj etj. I rikujtoj qe te beje detyren sipas ligjit per prishje te qetesise publike. Me mbyll telefonin. Marr prape. Nje derr tjeter. Si perfundim dikur rreth 3 ore pas telefonates se pare vjen nje furgon qe u lutet gati ne pergjerim pijaneceve qe te iknin.
Ne 2017 policia prape ka frike, sic u pa dhe nga videot por te pakten nje minimum dinjiteti, nuk ka frike nga ca pijanece te mbaruar por nga vrases gjakftohte qe mbi te gjitha i kane krahet e mbrojtura nga politika.
grushtat jane me 28 maj 2017. rrote kari
“i dashuri ” e rrifte vedhe ne gjume ????
Cfar nr -ka pas syzet kjo ? – 100 !
Sepse kur atij qe e qun te dashur ,si del gjithe dita ,me shkarku idiotesin e tij ,
por e vazhdon ate me zell prej te marri edhe naten ,
ktu s’kemi te bejme me te nji “te dashur” por nji psikopat te apasionuar .
“i dashuri ” e rrifte edhe ne gjume ????
Cfar nr -ka pas syzet kjo ? – 100 !
Sepse kur atij qe e qun te dashur ,si del gjithe dita ,me shkarku idiotesin e tij ,
por e vazhdon ate me zell prej te marri edhe naten ,
ktu s’kemi te bejme me te nji “te dashur” por nji psikopat te apasionuar .
prototipe pabesi dhe pafytyresi sunitoshqipfolesi……………….ptuuuuuuuu fare e keqe turkoshake!
osht ortodoks bankieri o pamuk..kur te dali emri do e moresh vesh….pranej mos ha dy kile mut e thu masanej nuk ishte i mire..jemenit ardhacak
kafshe kafshe kafshe kafshe kafshe
E paske dhjere muhabetin me banakierin, që kur vendose te shisje te gjitha gjërat dhe vendose te vije në shqipëri ,kur me shume se gjysma e këtij mileti po dyndet kampeve të europës për një fije azil .Pastaj ngelet për tu pare mosha jote ,dhe prezenca, që sigurisht banakieri kafshë i ka marrë parasysh para se ta nxinte surratin. E treta dhe e fundit, personalisht ve në dyshim kapacitetin e saj mendor, që la dhi e katandi per tu bashkuar me një njeri që përveç barit apo restorantit ku servirte nuk dinte asgje tjetër. Nuk më ngelet gjë tjetër vetëm ti uroj GOD LUCK, E GO BACK IN AUSTRIALIA
POlicia e Edi Rames?????????????????????????????????????????? shkerdhata kriminelesh ,turp dhe shum turp ,eshte krim I policise kunder nje qytetarje dhe aq me keq kunder nje te huaji qe nuk njeh njeri ne kete vend? Ky eshte shteti I prtemtuar I Edi Rames? nje shtet fund e krye criminal.
Mentar kokeloqja. Në 2013 Edvin Rama ka qenë në pushtet ?
Bej njehere llogarinë
Ehuuuu….cudia me e madhe, ketu vetem tre dite zgjat. Ja na nxjerr Meroja neser artikull me titull …bravo cunat tane police…gjobiten makinat e shtrenjta. Ose ndonje furce per Lali Erin qe ngjyros ndonje loder per femije.
sa t mir jan shqiptaret!
kjo genjen. e kan pagu serbt dhe greket qe t flasi keq per shqiptart.
policija shqiptare esht shqiponj e vertet. e jo si thot kjo.
ne jemi me t miret me t bukrit me t pasurit me t zhvillumit po t hujt na kan inat se jemi me t zotet.
ne fillim na kishin inat grekt dhe serbt se ishin afer nesh. pastaj italjanet,gjermanet,.. tash kan fillu edhe anglest mos me na dasht. refugjat te cuditshem ne..
tash padashnija ka arrit der n australi.
na ka inat gjith bota se jem me t zotet e dynjos..
Një histori (shumë domethënese) alla shqiptarçe: Në kohën e Turkokratisë, një shqiptar, nga një fshat i Librazhdit, që quhet Xhyrë, emigrant në Stamboll, lidhet me një turkeshë stambollite. Ndërkohë duhet të themi se fshati Xhyrë, ka shumë shkëmbinj të thepisur me maja që ngjajnë si minare. Kur vajza e pyet shqipon se si është vendlindja e tij, ai i thotë se Xhyra, ka 99 minare…(?!) Vajza e enthusiazmuar, pranon të martohet me shqiptarin (ronxhobonxho pa brekë) dhe të shkojnë të jetojnë në Xhyrë…(?!) Kur shkojnë në Xhyrë dhe vajza e habitur kërkon “minaretë”, ai i tregon shkëmbinjtë e thepisur…(???!!!) Që atëhere, fshati Xhyrë i Librazhdit, quhet “Xhyra e 99 minareve”… Kush vjen në Shqipëri një herë, nuk shkel për së dyti…!
Duhen pushuar nga puna gjithe zinxhiri i policise qe nuk zbatoi rregullat dhe vonoi kete vajze ne komisariat. Mua me ka ndodhur vete nje episod i ngjashem. Me vodhen portafolin ne nje bar dhe bera denoncim per vjedhjen. Policia mori ne rajon te gjithe personat qe ishin ne bar ne kohen e vjedhjes. Bashke me ta edhe mua. Na mbajten me ore te tera deri sa te vinte shefi; Mbasi erdhi shefi nga birreria, u vonuan 5 ore te tjera duke mbushur deponimet e secilit, nderkohe qe nuk lejonin te largohej asnje. Polici shkruante mbi kofanin e nje makine ne oborrin e rajonit dhe te gjithe (8 vete) prisnim ne kembe. Pasi u plotesuan deponimet na thane qe do te prisnim akoma deri sa te vinin edhe tre qytetare te tjere prezente ne ngjarje te cilet ishin me vonese per aresye sepse ishin larguar nga bari. Nje ngjarje e ores 11.00 perfundoi ne 23.00 kur na leshuan te gjitheve. Portafoli sigurisht qe nuk u gjet.