Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, iu është drejtuar me një letër punonjësve të Policisë së Shtetit.
Ai i vlerëson ata për punën e bërë, por njëkohësisht paralajmëron se pjesë e policisë do të jenë vetëm profesionistët, të aftët dhe ata me integritet.
Letra e plotë e Xhafajt:
Të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit,
Ju përshëndes dhe ju shpreh gjithë mirënjohjen time për punën tuaj fisnike, në shërbim të qytetarëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Vlerësoj pafund, çdo mesazh mbështetës dhe inkurajues që kam marrë nga shumë punonjës të Policisë së Shtetit, për rikthimin në detyrën e Ministrit të Brendshëm. Politikisht, pritshmëria juaj për të nesërmen është një detyrim më shumë për mua.
Dinjitet, devotshmëri, integritet dhe vendosmëri, këto janë cilësitë që duhet të garantojmë, në përpjekjet për të vendosur rendin e sigurinë publike.
Unë besoj fort dhe jam thellësisht i bindur, se në rradhët e Policisë së Shtetit gjenden shumë gra dhe burra të cilët punojnë me përkushtim dhe ndershmëri, në mbrojtje të të drejtave dhe interesave legjitime të qytetarit. Mirënjohje dhe vlerësim do të ketë nga unë si Ministër për të gjithë ata.
Ndaj, sfida jonë e parë është sigurimi dhe garantimi i profesionalizmit brenda vetë forcave të policisë.
Do të duhet të ndajmë nga trupi i shëndetshëm i Policisë së Shtetit çdo gjymtyrë të gangrenizuar, të lidhur me krimin, të vënë në shërbim të tij apo dhe që ka fjetur gjumë përpara krimit.
Për këtë arsye, akti im i parë si Ministër i Brendshëm, shënoi nisjen e procesit për organizimin e Vetting-ut për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Pjesë e këtij shërbimi do të jenë vetëm njerëz profesionalisht të aftë dhe me integritet të lartë moral.
Inkurajoj dhe mirëpres nga ju çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim ndaj kujtdo qoftë ai, në funksion të përmirësimit të punës, rolit dhe reputacionit të Policisë së Shtetit. Ndaj, ju lutem mos ngurroni të më shkruani në adresën: [email protected], e cila do të jetë në dispozicionin tuaj dhe vëmendjen time.
Çdokush që ka një shqetësim do të marrë një përgjigje serioze. Çdokush që ka një ide do të dëgjohet me vëmendje maksimale.
Më lejoni gjithashtu, që nëpërmjet jush, tu shpreh mirënjohje prindërve, bashkëshortëve dhe fëmijëve tuaj, që janë mbështetja kryesore e sakrificës suaj të përditshme.
Duke ju falënderuar edhe njëherë, gjithsecilin nga ju, grave dhe burrave të ndershëm të Policisë së Shtetit, për gjithçka keni bërë dhe vazhdoni të bëni në shërbim të qytetarëve dhe vendit, ju siguroj gjithë mbështetjen time në punën tuaj të përditshme për përballimin e sfidave që na presin.
Ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër veçse të triumfojmë mbi këto sfida në emër të së nesërmes më të mirë të prindërve dhe fëmijëve tanë. Mbi supet tona qëndron e ardhmja europiane.
Suksesi do të jetë i të gjithëve dhe për të gjithë!
Me konsideratë,
Fatmir Xhafaj
duket mjafate qarte qe ministri i brendshem eshte ne ndetyre per ta reformuar policine dhe kjo duket shume qarte me masat qe ka marre deri me tani
Ky po qe eshte njeri qe punon per vendin e tij jo si hajdutet e pd qe marrin postin vetem per te vjedhur shtetin dhe shqiptaret.
Gjërat e mëdha duhet të fillojn nga punët konkrete ku vetë ata që e përbëjnë janë pjesë.
Ministri i ri ka treguar qe di te punoj madje edhe te japi efektet e deshirueshme. Pak muaj me pare beri at qe se kishte bere njeri me shume vite dhe tashme eshte duke reformuar policine e shtetit
garantimi i profesionalizmit brenda rradheve te policise eshte ajo cka vertet duhet te kryhet. qe me nisjen e detyres se tij ne postin e ri, mendoj se ministri xhafaj i ka marre gjerat me seriozitetin e duhur .duke shenuar edhe nisjen e procesit te vettingut ne rradhet e punonjesve te policise ,ministri ka ndermarre nje hap perpara .
Ky ministri eshte i papare ja kaloi dhe Saje Qorrit ne propagande. Me letra publike do te zbeje nje situate kriminale qe dirigjohet nga shteti. Ky mire do beje qe te vendose dhe kendin e flete-rrufeve ne ministri qe te demaskoje te gjithe ata qe kane sjellje te pahijeshme. Po ca veting o Xhafa as ne Siri nuk ka kaq shume ngjarje ne nje dite te vetme vriten ose vetevriten njerezit si miza. Ku i ke ato sondazhet e Saje Qorrit policia institucioni me i besueshem. Ky vend ka ik per lesh. I haruat pankartat FALEMINDERIT SAJMIR dhe ne Korene e Veriut nuk ka nga keto, ca vetingu me letra publike do besh ti.
Z minister mjaft me parole ,jepi pergjigje bandave qe po terrorizojne qytetin e Elbasanit .Sa per vetingun nuk ke kellqe sa te jete timonieri ne krye ju te tjeret jeni vetem kalimtare he tu befsha mos na hap barkun ……….bandat bejne ligjin ju merruni me hallexhinjte qe skan paguar dritat.
Mafioz.