Një person gjendet i varur në pemë te Liqeni Artificial

2 Tetor 2017, 08:43Kronika TEMA

Nje person eshte gjetur i varur ne nje peme ne zonen e liqenit Artificial ne kryeqytet.

Lajmin e ben me dije policise, nderkohe qe personin e pajete e konstatoi nje kalimtar qe kishte dale per vrap nga liqeni ne oret e para te mengjesit.

Informacioni i policisë

Më datë 02.10.2017, rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik.

Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur.

Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

2 komente në “Një person gjendet i varur në pemë te Liqeni Artificial”

  1. ferdi says:

    KAPITALIZMI bashk me lirin e çthuru te jep dhe nje litar tek çanta shpines per ti dhen vet drejtim ne xhdo koh , se arsyet njerzit i kan me pash , puna mmungesa punes esht mungesa nderit dinjitetit dhe siguris per jeten , kti njeriu te gjor i qoft dheu i leht , fai esht komplet i sistemit dhe i politikes qe nuk fusin dot njerzit ne pun., dhe therrasin ujku ujku per ate sistem qe lam pas , qe i honkshin mutin te ter se ne at koh kurr nuk i shkonte mendja njeriut te vriste veten se punen buken e kishte te garantuar per vete dhe familjen dhe shtepin ,I QOFT DHEU I LEHT U PREFT NE PAQE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje