Kush janë klanet kriminale për të cilat foli Donald Lu? Brahimaj: Kemi shumë materiale, do rihapen dosjet “Xhindi” e “Santo". Zullumi është trashur shumë

2 Tetor 2017, 22:50Kronika TEMA

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit deklaroi në Top Story këtë të hënë se në dosjet që ka në hetim policia janë edhe disa nga emrat e përmendur nga ambasadori Donald Lu në deklaratën e fortë që bëri po këtë të hënë.

“Policia ka dosje ku dyshohet se janë të përfshirë personat e përmendur nga Donald Lu..

Unë nuk mund të flas më shumë për arsye hetimore”, tha Niko Brahimaj.

Drejtori i Krimeve të Rënda thotë se një pjesë e krimeve në vend lidhen drejtpërdrejtë me trafikun e hashashit të kultivuar në vend, ndërsa tha se një pjesë e dosjeve të vrasjeve të bujshme të mbetura pa autor do të rihapen.

Ne do të merremi edhe me dosjen e ish-deputetit Xhindi, që do të rihapet.

Edhe me dosjen Santo, edhe me dosjen e oficerit të policisë, edhe me dosjen e gjyqtarit e të tjerë e të tjerë”, u shpreh ai.

Zullimi është trashur shumë dhe litari i lidhjes është drejt këputjes.

Policia është tejet e përgjegjshme për të kryer detyrat.

Prokuroria e Krimeve të Rënda na ka mbështetur dhe kjo do të vazhdojë”, deklaroi ai.

Sipas Brahimajt,  viti 2016 nuk është viti me më shumë problematika sa i takon kriminalitetit.

Ka pasur probleme të mëdha edhe në 2011 dhe në 2009, por tani litari tani po pritet dhe po shkon në fund”, u shpreh ai.

1 komente në “Kush janë klanet kriminale për të cilat foli Donald Lu? Brahimaj: Kemi shumë materiale, do rihapen dosjet “Xhindi” e “Santo”. Zullumi është trashur shumë”

  1. Messerschmidt says:

    Niko Brahimaj rrac___dhjere tepelene arrixhi brez pas brezi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje