Sherr live në emisionin televiziv, Nano-imamit: Je një copë injoranti

4 Tetor 2017, 08:04Sociale TEMA

Një koment i imamit Elvis Naço lidhur me gratë, ka shkaktuar mjaft debate në Shqipëri.

“Femra duhet të ketë kujdes, duhet të bëjë të gjithë teorinë e saktë që bashkëshorti të mos hapë sytë jashtë shtëpie.

Duhet t’i zbukurohet, duhet të jetë afër tij…

Nëse bashkëshortin e sheh një herë në muaj ka mbaruar familja vetë.

Femra, ka shkuar një femër 120 kilogramë, eh ka mbaruar familja… S’e kam mbajtur veten këto kohë, mos e vrit mendjen se mbajnë veten femra jashtë familjes, mos u mërzit…”, -deklaroi ai.

Ndërsa, mbrëmjen e sotme, ka pasur tensione mes analistit dhe gazetarit Mustafa Nano dhe imamit Elvis Naçi, të cilët kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Opinion’ për të diskutuar lidhur me këto deklarata.

Ka qenë Naçi, i cili i është drejtuar Nanos se ai ka deklaruar se “myslimanët e devotshëm do t’i vënë flakën Shqipërisë”.

Por, ai ka reaguar ashpër, duke e quajtur imamin “injorant që po i tregonte detin”.

6 komente në “Sherr live në emisionin televiziv, Nano-imamit: Je një copë injoranti”

  1. Janullatos arxidoglyftis says:

    Një imam me llagapin Elvis !?!?!

  2. ppa says:

    …ne fakt, sipas meje , imami shfaqej vertete si injorant dhe dallkauk..!

  3. Quo Vadis! says:

    Ky nuk duhet te ishte fare lajm. Z. Nano ka thene nje te vertete mese te qarte.
    Ketij imamit i degjon veshi cfare i nxjerr goja?

  4. shqiptari says:

    Ky Mustafa Nanovici,c’dreqin do qe ngaterrohet me besimtare te devotshem dhe familjare te mire?Kush eshte kjo plehre qe thjesh per te bere zhurme njehere na ben serb,njehere na poshteron si llumin e ballkanit etj.etj.?Ka me injorant se ndyresira me e madhe (dhe jo e vetme) me emrin MUC NANO?Ne djalle te veje se vetem zhurme ben sa per tu dukur.

  5. Bariu says:

    keta imame jane vertet injorante,ora ju ka ngelur pare 20 shekuj,….edhe kur bie shi ju thone besimtareve qe po shurren hallau!!!

  6. uuuuuuuuuuuuSh-shshshsh or muc ,
    ndale pak revanin tat ,se je tue ofendue fene e shenjt te muslumanit .
    pasha allahin je tue mbush kupen
    allahu do te marre masa per qafire si ty ,qe kan dal nga rruga e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje