Tritoli në butik/ Kush është pronarja e dyqanit që 5 muaj më parë i vunë eksploziv në makinë

4 Tetor 2017, 12:14Kronika TEMA

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e sotme që u regjistrua pranë tregut elektrik, ku një dyqani rrobash iu vu lëndë eksploziv, por që fatmirësisht nuk shpërtheu. “BW” mëson se 5 muaj më parë, pronares së dyqanit, Bruneta Aliajt i ishte vendosur eksploziv në makinë, ndërkohë që ajo është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 1 maj të këtij viti pras pas 9-katësheve ku ishte parkuar makina tip “Smart”. Burimet thanë se persona ende të paidentifikuar kishin hedhur poshtë makinës, në pjesën e pasme të saj një sasi prej 100 gram tritol, që ishte aktivizuar me fitil zjarrpërcjellës. Por pas dëshmisë së dhënë nga tregtarja, ka shoqëruar në cilësinë e të dyshuarit ish-bashkëshortin e saj.

Pronarja e mjetit “Smart” që u dëmtua nga shpërthimi i 100 gram tritol, deklaroi në atë kohë se nuk kishte probleme me njeri. Arsyeja e shoqërimit të Edmond Meços ka qenë pikërisht dëshmia e tregtares, e cila tha se ishin mosmarrëveshjet ato që e çuan drejt divorcit.

Prej vitesh gruaja jeton e vetme në një pallat pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Tiranë, ku ndodhi edhe shpërthimi. 55-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, një vajze që është e martuar dhe e një djali 27-vjeçar që jeton në Britaninë e Madhe prej disa vitesh. Burimet thanë se ish-burri kishte mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe nuk kishte arsye përse të sulmonte ish-bashkëshorten, në këtë formë apo në ndonjë formë tjetër.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje