“Gjatë 8 viteve të mazhoranës së djathtë, fisi i Çapjave ka qenë i paprekur nga policia.”
Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha në emisionin Të Paekspozuarit të Ylli Rakipit.
Ai është shprehur se jo vetëm që nuk janë cënuar nga forcat e rendit, por për Çapjat nuk është folur as mediatikisht gjatë asaj kohe.
Hoxha ka treguar me detaje se si nisi konflikti që pasoi me shumë vrasje mes fiseve Çapja dhe Çela në Elbasan, të cilësuara si dy bandat që sundojnë qytetin.
“Sot Elbasani është kthyer fuqishmen më skenë.
Në 1997 deri në vitin 2000 ishte i pushtuar nga tre banda.
Banda e Kateshit
Banda e Mantelës
Banda ë Cërrikut.
Këta banda ranë, arrestimet e Mantelës janë kapur në Francë, anëtarët e Kateshit janë kapur në Tiranë, dhe anëtarët e Cërrikut janë goditur në 2005 kur erdhi PD në pushtet.
Histori që flasim ne e ka zanafillën kur kanë hyrë lojërat e fatit në Shqipëri.
Sokol Çapja i cili futi një numër të konsiderueshëm makinetash, kompjutera ku luhen lojëra fati, duke qenë se po futej një operator tjetër në treg një italian.
I hyri frika sepse ky duke qenë se i kishte të jashtëligjshme dhe kishte shpërndarë shumë makineta në Elbasan.
Ndërsa Italiani ia kishte lënë në administrim Rezart Çelas.
Sokol Çapja donte që të merrte në kontroll makinetet që la italiani pasi ai u largua.
Këtu nis dhe përplasja mes Rezart Çelës dhe Sokol Çapjas.
Ky tani që të marrë në kontroll biznesin e lojërave të fatit pajton tre vrasës me pagesë.
Njëri nga ata është i identifikuar shumë i rrezikshëm.
Këta persona janë: Gentian Sheme, Gentian Beqiri dhe Armand Hasani.
Sheme ka qenë një nga vrasësit me të rrezikshëm në Elbasan.
Këta do të vrisnin Rezart Çelën.
Me vrasjen e Çelës, Sokol Çapja merr kontrollin e dhe biznesin e lojërave të fatit.
Por Sokol Çapja nuk i pagoi me pas vrasesit.
Nga ky moment nis dhe hakmarrja e vrasesve me fisin Çapja.
Nga këtë të tre sot dy janë vrarë.
Përveçse janë vrarë vetë, atyre u janë vrarë dhe vëllezër.
Beqiri është vrarë ndërsa ruhej nga policia ishte në arrest shtëpie.
Ai kishte dy policë tek dera e shtëpisë.
Hynë dy persona në shtëpi dhe vrasin si Gentian Beqirin, si baban e tij”, tha Hoxha.
Shkurt, burimi i krimit fillon te kumari, te cilit tani i thone “lojra fati”. Rama, ashtu sikurse Berisha e mashtroi popullin ne lidhje me mbylljen e tyre.
Tani qe kumari eshte bere bashke me drogen, vrasjet, vjedhjet, e te keqiat e tjera jane shumefishuar.
Pra, si gjithmone, problemi eshte politik. Politika shkaterroi ushtrine, shqeu depot e armeve e “krijoi” bandat e rrugaceve, dhe politika lejoi edhe kumarin e drogen (keto te fundit ne periudhen para dhe pas 2013-tes).
Pa kete politike te mbrapshte, shume nga anetaret e bandave do te ishin qytetare te zakonshem e nuk do te ishin vrare me njeri-tjetrin. Po te mbyllen te gjitha “lojrat e fatit” e te mos stimulohet kanabisi, numri i krimeve do te ulej ndjeshem. Edhe shpenzimet (taksat e popullit) per te mbajtur ne burg shkelesit e ligjit do te reduktoheshin.
A keni degjuar ndonje politikan, nga qeveria dhe opozita, te thote se duhen zhdukur me rrenje lojrat e Fatit?!
A keni degjuar ndonje politikan nga opozita te thote se shkaku i shumices se vrasjeve eshte shkaterrimi i depove te armeve?
A keni degjuar ndonje politikan nga opozita te thote se shkaku i shume vrasjeve eshte legalizimi i pushtimit me dhune i prones se tjetrit?!
A keni pare edhe se si edhe qeveria e sotme vazhdon te shkoje pas avazit te qeverise se djeshme ne lidhje me legalizimet!
A keni pare se si ky popull dele eshte ndare me dysh dhe rend pas partive, te cilat ne vend te barit u tregojne foto te lendinave me bar!
A e shihni ne parlament se si prostitutat e Leshelise e heqin veten si murgesha te devotshme!