Donald Lu nuk largohet nga Shqipëria, drejt zyrtarizimit zgjatja e mandatit: Do qendrojë deri në 2018-n

5 Tetor 2017, 20:02Politika TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu do të jetë në detyrë deri në gusht të vitit 2018.

Lajmin e konfirmojnë burime të Top Channel pranë Departamentit amerikan të Shtetit.

Atij i përfundon mandati në janar, por zoti Lu do të jetë përfaqësuesi i Uashingtonit në Tiranë deri në fund të verës së ardhshëm.

Muajt në vijim do të jenë të rëndësishme për zbatimin e vettingut dhe Reformës në Drejtësi, në të cilën Donald Lu është angazhuar personalisht gjatë ushtrimit të detyrës në Shqipëri.

Por, zgjatja e misionit të tij nuk është e paprecedentë. Edhe disa nga paraardhësit e tij kanë qëndruar në detyrë përtej mandatin që kanë pasur.

1 komente në “Donald Lu nuk largohet nga Shqipëria, drejt zyrtarizimit zgjatja e mandatit: Do qendrojë deri në 2018-n”

  1. Koba says:

    Pune te mbare Z.Lu.Na behet qejfi qe do te rrini deri sa te shohim prapa hekurave zagaret e politikes shqiptare ,qe kane vjedhur shperdoruar dhe tallur menderen me miletin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje