Ish-ministri i PD-së, Besnik Mustafaj e ka cilësuar një pretekst sjelljen e opozitës sot, për të bllokuar punimet në seancën plenare.
Teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Mustafaj theksoi se kjo sjellje nuk prodhon politikë, ndërsa shtoi se ndjen keqardhje për kolegët e tij të PD-së.
Ai nënvizoi faktin se këto lloj tensionesh të opozitës që ndodhin në Kuvend, i interesojnë kryeministrit Rama si dhe qeverisë.
“Situatën në PD e shoh si një rënie në greminë.
Thelbi i PD është i kërcënuar, e shoh më shumë sesa një udhëkryq. Bashikimi në një front opozitar është emergjent.
Ne kemi dy lider të partive, Bashën dhe Kryemadhin, që janë shprehur me të njëjtat terma, por mbetet retorikë përsa kohë nuk ndërtohet një program bashkëveprimi.
Duhet të jetë një mënyrë organizimi në mënyrë që vendimet dhe çështjet e caktuara të merren. Kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, njëra parti mori pjesë, njëra jo. Është një mungesë totale serioziteti.
Nuk i shkon PD, që është partia e parë dhe ka qenë në qeveri dhe opozitë, dhe si shkon që të bëjë këto papjekuri në skenën politike.
Dhe LSI duhet të sillet si një parti që njeh marrëveshjet. Është shumë e vështirë që të japësh këshilla për tension të panevojshëm.
Kjo zgjidhet në konferencën e Kryetarëve, mbi bazën e vendimi vazhdon seanca. Këto lloj tensionesh i interesojmë më shumë Edi Ramës dhe qeverisë së tij, sesa opozitës. Ndërtimi i opozitës mbi pretekste, është e humbur. Është si të bësh petulla me ujë”, tha Mustafaj.
Po ashtu, Mustafaj u ndal edhe tek lëvizja e re brenda PD-së, ku janë bashkuar kritikët e Bashës. Ai theksoi se kjo lëvizje nuk ka një lider.
“Lëvizja i ka dërguar një dokument lidershipit, ku i kërkojmë mënyrën se si të ruhet koezioni i PD dhe të ruhet statusi, ndërsa kryetari të fitojë legjitimitet.
Po ashtu, të rikthehen në gjirin e PD mijëra anëtarë të ftohur, apo të larguar nga PD. Do ndërtojmë së bashku një strategji veprimi. Marshi i veprimit ku mund të veprojmë ne, zgjerohet. Bashkimi i forcave, për të ringritur PD.
Nëse do të ketë shurdhëri siç kanë qenë deri tani, që nga 25 qershori e këtej, atëherë miqtë e mi janë të pritur (Patozi dhe grupi i tij) kanë ndërmend që të takohen me demokratët në bazë, për të diskutuar problematikat e PD. Lider nuk ka (lëvizja e re).
Më i identifikuara nga të gjithë është Patozi, pavarësisht se ai nuk u përfshi në fushatën për kryetar. Në një farë mënyrë jemi të gjithë aktiv. Në fushatë isha unë monitoruesi i takimeve në rrethe, por për arsye të nivelit të angazhimit tim politik, nuk mund të jem.
Nuk është puna që të zgjedhjesh një lider paralel, por të zgjedhim një alternativ. Bashkimi i PD dhe ringritja e saj cilësore dhe numerike dhe rrjeti i saj kapilar për t’i qëndruar përball kësaj qeverie. Votat për kryetarin janë numëruar sipas parimit të kryetarit.”, pohoi Besnik Mustafaj.
Mes të tjerash ai kritikoi qëndrimin e sotëm të kryeparlamentari Gramoz Ruçi, duke shtuar se ai nuk duhet të bëjë rolin e arbitrit.
“Gjykimi është një gjë e tepruar, por shija është e keqe. Në këtë kohë kur kemi një qeveri të keqe, kur kemi një periudhë të vështirë për vendin, edhe Shqipëria pret që t’i trajtohet me seriozitet nga opozita, merren me pretekste. Kjo nuk prodhon politikë, këtë ua them me keqardhje kolegëve të mi të PD-së.
Duhet të ruajnë durimin e zotit Pjeter Arbnori, ai nuk e humbi kurrë durimin. Kryetari i Kuvendit duhet të jetë me durim të madh, nuk duhet të jetë si arbitër, për të penalizuar lojtarët. Ai dëmton seancën, dhe parlamentarizim. Unë nuk ja miratoj këtë sjellje për legjitimitetin e rregullores”, tha Mustafaj.
Ju tropojanët jeni mësie pa rregulla loje dhe ligje dhe ju prin mendësia e kanunit. jeni sh. larg qytetërimit. Ju pandehni se ftoni duke u sjellë si kaubojsa. Me ty, me Preçin e me Gjekmarkajt zor se piqet një mendim intelektual që ti paraprijë aksionit politik e krijimit të një partie sui-generis.
Se nuk je ti dakord me sjelljen e kryeparlamentarit kujt i behet vone jeni Te humbur me veprimet qe beni si pd.
Ju tropojanët jeni mësie pa rregulla loje dhe ligje dhe ju prin mendësia e kanunit. jeni sh. larg qytetërimit. Ju pandehni se ftoni duke u sjellë si kaubojsa. Me ty, me Preçin e me Gjekmarkajt zor se piqet një mendim intelektual që ti paraprijë aksionit politik e krijimit të një partie sui-generis.
@ Andromeda,
Dakord me komentin tuaj por “mendim intelektual” ne PeDe?! Kete skam mundur ta gjej gjekundi as me Perc Zogajn dhe as me kete Mustafane Besnik te cerdhes kriminale….Ata duan qe Parlamenti te jete kasollja e dhive te Vicidolit ku Kryedhiari Salushe Qoftelargu te zhurmoje dhe ulerrije pa fund duke ndotur akustikisht gjithe shoqerine shqiptare. Respekte per komentin tuaj.
ti je nje vegel qore e Berishes dhe e Bashes,Po nuk u shporen ose te futen ne burge keta nuk dote kete kure qetesi ne Shqiperi
Kur flet B. Mustafaaj,eshte njesoj sikur te flasi pronarja e tij nexhmie Hoxha…..keta tropojanet jane mesuar te hane here majtas here “djathtas”.Profesori i marksizmit,dora e djathte e znj.Nexhmie Hoxha,tani na jep leksione demokracie.Jane te paturpshem deri ne skaj!
GRAMMOZ RUÇI është shtylla e Parlamentit. Lul-ushi dhe Sali Krimineli nuk mund të shijnë më në Parlament .Partia Fashiste e Saliut po vdes, Populli nuk i ndjek më kriminelët.
cdo gje ,cdo vendim,qendrim apo tolerance ka kufij rregulloren te mirtuar nga te gjithe,te iles i nenshtrohen te gjithe.e kemi pare edhe merhumin pjeter,edheczhelefinen.’-kapeni per zhelesh e nxirreni perjashta’.kjo shprehje rraciste,fashisteedhe sot kumbon ne veshet e atyre qe e kane degjuar dhe eshte shume larg terheqjes se vemendjes,paralajmerimit,dhenies kohe per per te reflektuar,pastaj paralajmerimit dhe denimit.per ty vjershetor i enverit keto nuk jane tolerance,sepse ju doni rrumpallo parlament,demokraci si ne partine tuaj,zgjedhje si ne partine tuaj.po te ishit ju ne pushtet a do ta benit ate qe beri edi rama me 18 maj?jam i sigurt qe jo.qendruan tekniket tuaj ne qeveri 4 muaj dhe cbene?shikoni si re flektojne sot.ju ka mbuluar paaftesia,keqdashja,shitja e atdheut sikure ishte prone e trustitte geshtenjave.se mu kujtua ,a ke ndonje koment perintervisten e tropojanit tend izet haxhia?ai nuk eshte hipokrit dhe mashtrues.flt me emra?po ti i ke sherbyer ndonje agjenture?