Masakra tek Gryka e Këlcyrës: Firma e Harri Lenës fsheh punëtorët dhe heq materialet. Leja i kalon kompetencë KKT në Tiranë

6 Tetor 2017, 16:04Kronika TEMA
Masakra tek Gryka e Këlcyrës: Firma e Harri Lenës fsheh

INUK ka mbritur sot në Grykën e Këlcyrës, por nuk ka mundur të marrë të pandehur askënd, pasi firma e Harri Lenës që ka nisur ndërtimin pa leje, kishte hequr punëtorët.

Kryetari i Bashkisë së Këlcyrës i ka thënë shtypit se policia ka bllokuar punimet një javë më parë, por e ka lënë pa autor ngajrjen.

Ndërkohë, Harri Lena ka paraqitur pranë Bashkisë së Këlcyrës një kërkesë për leje për të ndërtuar një kullë betoni dhe depo uji nga buze Vjosës, dhe një urë betoni për ta kaluar ujin në anën tjetër të lumit, duke shkatërruar kështu jo vetëm panoramën e një prej ujvëarave, por dhe peisazhin e lumit.

Bashkia e Këlcyrës në fakt nuk ka kompetencë të japë leje në një zonë të tillë buzë lumit, pasi Vjosa administrohet nga Ministria e Mjedisit.

Për këtë, i bie që leja, nëse do të jepet, të jetë në dorë të KKT në Tiranë.

Harri Lena mësohet se ka paraqitur edhe atje projektin, të cilin ndërkohë  ka nisur ta zbatojë pa leje, pas garancive që duhet të ketë marrë

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje