Alarm për bombë pranë Ambasadës Amerikane, policia me urgjencë në vendngjarje

6 Tetor 2017, 13:23Kronika TEMA

Në rrugën e Elbasanit është dhënë alarm për një valixhe të braktisur ku kalimtarët kanë dyshuar për bombë.

Menjëherë pas njoftimit, policia është nisur në vendngjarje.

Ndërsa forcat e posaçme të Xhenios që merren me çaktivizimin e eksplozivëve, mbërritën në zonë duke marrë valixhen e dyshimtë.

Ende nuk dihet nëse ndonjë student e ka harruar valixhet aty pranë, duke qenë se rruga të çon drejt Qytetit Studenti.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë për valixhen e lënë në rrugë.

(vijon)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje