Arrestimi i 31- vjeçarit nga Elbasani Enea Bekteshi një ditë më parë është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se kanë qenë gjurmët të gishtave te tij ato që e kanë tradhtuar 31 vjecarin.
Mësohet se këto gjurmë kishin ngelur në mjetin tip Audi të blinduar, i cili u përplas me mjetin e zëvendësdrejtorit të policisë së qarkut.
Gjithashtu edhe qelizat telefonike kanë treguar se 31 vjeçari ka qenë në ato momente pranë tregut agroushqimor. Arrestimi I tij u bë një ditë më pare nga efektive te FNSH.
Bekteshi dyshohet se ka qenë drejtuesin e mjetit Audi që goditi 3 javë më parë makinën Ndalimi i 31 vjeçarit Enea Bekteshi u bë në Cërrik në banesën kunatit të tij dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet të mprehtë (bajonetë).
Në vijim të veprimeve nga efektivat e policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleks Pupuleku, 40 vjeç banues në Cërrik.
Veprimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.
Ndaj shtetasit Enea Bekteshi, materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ndaj shtetasit Aleks Pupuleku materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky thjeshte eshte bedeli qe do beje ca muaj burg ne vend te kapos.
Keshtu policia del e nderuar se u dhje fare me ate videon