Deputeti i PS, Pjerin Ndreu tha se raporti mes dy bandave në Elbasan është një histori që është vështirë të menaxhohet.
Në emisionin “Arena” të Dritan Hilës, ai tha se aty nuk kemi të bëjë me ligje shteti, por me ligjet që i nxjerrin vetë dy palët.
Pjerin Ndreu: Elbasani ka problematikë shumë të vështirë për momentin në raporti mes dy bandave, është një histori që nuk është e lehtë për tu menaxhuar pasi nuk ka të bëjë me ligje shteti, por ka të bëjë me ligje që i nxjerrin dy palët dhe një përplasje që nuk njeh barriera.
Dhe policia nuk mund të rrijë roje tek secili person se kur i teket njerit të vritet apo tjetrit.
Policia rast pas rasti policia i ka goditur.
Po ju them që po vlerësohet në mënyrën më serioze të mundshme situata në Elbasan dhe unë mendoj se asaj do ti jepet zgjidhje shumë shpejt.
Por nëse mendoni se në Elbasan me ndërhyrjen e policisë apo reprezaljen do të shkojë kriminaliteti zero në përplasje mes bandave as atje s’ka për të shkuar.
Po mire o Pjerdhin, ata levizin te armatosur gjithe kohes. Nuk i arreston dot policia per armembajtje pa leje?
Hajde deputet (ligje venes ) hajde … toç kari komplet !!!! Si thua mo ti leme te vezhdojne te terrorrizojne qytetin e Elbasanit se ata kane “ligjet” e tyre ?????!!!!!!!!!!!!!! A e kupton njeri kete kellufin se ç’thote (ne teori) , se ne praktike mafia-pushtet nuk ka si te luftoje pjellen e vete ku bejne pjese dhe keto dy bandat midis shume e shume te tjerash . E kam fjalen e te shprehurit qe ben ky toç i toç-ave ,i deklaratave jashte konteksit te etikes parlamentare (me mire mos e thuaj se e dime) se jashte ketij konteksi vetekuptohet veprohet sipas ligjeve mafijoze kete e dime u be 27 vjet tashme na eshte bere rutine pjese e pa ndashme e jetes sone “mafi-jashe”