Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në njësinë administrative Gjegjan të Bashkisë së Pukës. Rreth 40 nxënës të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati janë helmuar gjatë orëve të mësimit.
Më tej, mësohet se 27 fëmijë kanë marrë mjekim në ambulancën e Gjegjanit, 3 ne spitalin e Pukës dhe 2 të tjerë në spitalin e Rrëshenit.
Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar edhe Policia e Shtetit ku përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se helmimi i nxënësve është shkaktuar pasi janë dizinfektuar ambjentet e shkollës, dje me datë 03.10.2017 në orën 14:00 nga Shërbimi i Shendetit Publik me klor në kuadër të dezinsektimit të Shkollave.
Sot me datë 04.10.2017 pasi kanë filluar procesin mësimor kanë shfaqur probleme shëndetsore disa nxënës, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjeksore në Qendrat Shëndetësore më të afërta.
Momentalisht bëhet me dije se janë 10 nxenës, nga të cilët kanë shkuar në Qendrën Shendetsore në Rreshen 3 femijë, në Qëndren Shëndetësore në Pukë 3 femijë, dhe në Qendrën Shëndetësore në Gjegjan 4 femijë, ku nuk paraqesin probleme për jetën
Nga ana Policisë po kryehen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.