Çfarë po ndodh sërish në Spanjë? Marshim protestuesish në Barcelonë kundër pavarësisë së Katalonjës

8 Tetor 2017, 19:03Bota TEMA

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë sot në protestën në Barcelonë kundër planeve të qeverisë rajonale për ndarjen e Katalonjës nga pjesa tjetër e Spanjës.

Grupi që e ka organizuar këtë protstë, Shoqëria Civile e Katalonjës, ka pretenduar se në marshin protestues nëpër rrugët e Barcelonës, kanë marrë pjesë 950 mijë vetë.

Para demonstratës ishte raportuar se shumë protestues kishin ardhur në Barcelonë nga kryeqyteti Madrid për të marrrë pjesë në protestë.

Kjo demonstratë u bë një javë pasi qeveria e rajonit të Katalonjës, që është propavarësisë, e ka mbajtur referendumin për ndarje, përkundër pezullimit të tij nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Spanjës.

2 komente në “Çfarë po ndodh sërish në Spanjë? Marshim protestuesish në Barcelonë kundër pavarësisë së Katalonjës”

  1. ben says:

    Katalonja nuk duhet te marri pavarsin se mund te kerkojne edhe kurdet shtetin e tyre

  2. proto says:

    Eeeee nuk i pelqen madridsave qe te humbin Katalonjen se e kane si lope qe i vjelin taksat, nderkohe qe per vete kruajne koqet atje ne Madrid duke pare Ronaldon se si ben gol. Jevgjit e dreqit, mire ua ben Katalonja qe do te pavaresohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje