Ka nisur takimi i përjavshëm i kryeministrit Rama me ministrat dhe kryesinë e gurpit parlamentar të PS-së. Takimi mbahet në Kryesinë e Kuvendit dhe do të drejtohet nga vetë Kryeministri Rama.
Të pranishëm në takim janë të gjithë ministrat e kabinetit. Në orën 09:00 Rama zhvilloi një tjetër takim, ku do të mblidhet grupi parlamentar i PS-së.
Ndërkohë që në takim po diskutohet edhe për Reformën Zgjedhore dhe atë që pritet të ndodhë ditën e enjte në Kuvend, pas bllokimit nga Basha të foltores.
Të pranishëm në takim e sotëm janë të gjithë ministrat e kabinetit. Pas mbledhjes me kryesinë, kryeministri Rama do të ketë një tjetër takim, ku do të mblidhet grupi parlamentar i PS-së.
Takimet vijnë pas mbledhjes së djeshme të qeverisë ku Rama shpalli objektivat në 100 ditët e para të mandatit të dytë.