Hakerat e Penianit vjedhin informacione mbi avionët amerikanë

10 Tetor 2017, 13:35Bota TEMA

Hakerat koreano-veriorë kanë arritur të depërtojnë në sistemet e sigurisë së Ministrisë së Mbrojtes së Koresë së Jugut dhe prej andej kanë marrë dosje të mëdha të klasifikuara si “top sekret”.

Ky është pretendimi i ligjvënësit koreano-jugor, Rhee Cheol-hee. Duke folur nga Seuli ai thotë se bëhet fjalë për mbi 235 GB materiale të marra nga sistemet e Qendrës së Integruar të të Dhënave, një zyrë e përbashkët mes Seulit dhe Uashingtonit.

Mes dokumentacionit të vjedhur, thotë Rhee Cheol-hee ka detaje mbi avionët luftarakë amerikanë dhe koreano-jugorë, projektet për modelet e reja, si dhe plane të detajuara në rast të shpërthimit të një luftë ballore mes dy vendeve.

Vjedhja besohet se ka ndodhur shtatorin e vitit të kaluar dhe vetëm në maj të këtij viti, autoritetet e Seulit pranuan se një sasi e madhe të dhënas sekrete ishin vjedhur dhe se kjo besohej vepër e Penianit, por pa dhënë detaje për llojin e materialeve.

Vetë Koreja e Veriut ka mohuar pretendimet dhe i quan ato të fabrikuara nga Seuli dhe Uashingtoni, megjithatë ky mohim nuk bind, pasi besohet se Peniani ka trajnuar hakera të specializuar të vendosur jashtë kufijve shtetërorë, sidomos në Kinë.

1 komente në “Hakerat e Penianit vjedhin informacione mbi avionët amerikanë”

  1. babo says:

    Ouuuu, po keta sikur skishin buke te hanin sipas propagandes ne lajme. Tani pervec raketave, thyjne dhe mbrojtjen e sistemeve kompjuterike te avancura te Korese se Jugut. Si i bie, pabuksa me shkence? Ne ketu ne Albanistan kemi buke dhe droge, po skemi shkence – dmth jemi me te zhvilluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje