Shqipëria dhe Kosova kanë inauguruar konsullatën e parë të përbashkët, atë në Milano të Italisë.
Kryeministri Edi Rama shkruan se dy vendet do kenë shërbime konsullore në çdo vend të botës, me qëllim përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve.
Siç duket edhe në foto, në ndërtesë valëviten dy flamujt ai shqiptar dhe ai kosovar.
“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos
Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”, shkruan Rama.
bashke kane qene dhe me pare, thjesht kane nderruar godinen.