Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut thotë se Presidenti Donald Trump “ndezi fitilin e luftës”në Gadishullin Korean, me kërcënimin e tij se Shtetet e Bashkuara “do ta shkatërrojnë plotësisht” Phenianin, në se ai kryen një sulm.
Presidenti Trump i bëri këto komente në fjalimin që mbajti para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar.
Në komentet që bëri sot për Agjencinë Shtetërore Ruse të Lajmeve TASS, Ministri i Jashtëm koreanoverior Ri Yong Ho tha se “Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë në mënyrë të arsyetueshme dhe të mos e provokojnë Korenë e Veriut”.
Ndërsa Presidenti Donald Trump shqyrton veprime të mundshme ushtarake ndaj Koresë së Veriut, ushtria amerikane demonstroi forcën që mund të shihej qartë nga Koreja e Veriut.
Bombardues të rëndë supersonikë amerikanë ju bashkuan avionëve luftarakë japonezë dhe koreanojugorë, në një demonstrim force gjatë një manovre ushtarake, ku u qëllua me raketa në brigjet lindore edhe perëndimore të gadishullit korean.
Manovrat u zhvilluan ndërsa Presidenti Trump u takua me këshilltarët e tij, si dhe pati një takim me ish Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger. Gjatë takimit Presidenti Trump foli për një qëndrim të ri ndaj Koresë së Veriut.
Në takimin me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, Presidenti diskutoi edhe për “një sërë mundësish për t’iu përgjigjur çdo forme agresioni nga Koreja e Veriut, në se do të jetë e nevojshme, për ta parandaluar Phenianin që t’i këëcënojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre me armë bërthamore”, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë e Sekretares së Shtypit Sarah Huckabee Sanders.
“Besoj se këto komente kanë të bëjnë me parandalimin e një sulmi bërthamor të shpajtë të Koresë së Veriut”, – tha analisti i sigurisë rajonale Daniel Pinkston, në Universitetin Troy të Seulit.
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti gjatë takimit u informua nga Sekretari i Mbrojtjes James Mattis dhe nga Shefi i Shtatmadhorisë i Shteteve të Bashkuara, gjenerali Joseph Dunford. Takimi përkoi me manovrat ajrore pranë Detit të Japonisë dhe Detit të Verdhë.
Se pse kam pershtypjen qe koreja e veriut ka pasur info per nje plan sulmi nga koreja e jugut me mbeshtetjen amerikane perpara se te leshonte raketat interkontinentale. Ndoshta leshimi i raketave interkontinentale ishte per ti treguar jugut dhe amerikaneve stadin ku ka arritur zhvillimi i raketave nga koreja e veriut ne forme paralajmerimi ne rast te zbatimit te planit per permbysjen e rregjimit. Kimi nuk eshte gomar te sulmoje i pari se e di qe do ishte fundi i rregjimit te tij, ai do vetem te garantoje qe do vazhdoje te sundoje deri ne fund.