Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka konfirmuar sot gjatë një dreke me Forcat Speciale në Zallherr vendimin se Forcat Speciale të FA do të angazhohen në mision paqeruajtës në Afganistan.
Xhaçka tha se jemi duke negociuar me aleatët për të përcaktuar detajet e angazhimit të forcave speciale.
“Në Zallherr, me Forcat Tokësore ndava sot jo vetëm një drekë plot shije por edhe një vendim shumë të rëndësishëm. Së shpejti, ushtarakët e Forcave Speciale do të angazhohen në Afganistan.
Sot dua të ndaj me ju një vendim të rëndësishëm. Ju, ushtarakë të Forcave Speciale do të angazhoheni në Afganistan
Jemi duke negociuar me aleatët tanë për të përcaktuar detajet e angazhimit.
Por, jam shumë entuziaste për këtë zhvillim të ri, zhvillim i cili është përgjigje jonë pozitive ndaj strategjisë së re të presidentit Trump për Afganistanin, për të vazhduar zëvendësimin e pasigurisë me sigurinë, që jep prania jonë.
Mesazhi im për të gjithë efektivët e elitës: Stërvituni, përgatituni, që të na përfaqësoni sa më denjësisht. Për familjet, flamurin, atdheun!”, deklaron Xhaçka.
Deri në 18 tetor 2012, kohë kur u përmbyll angazhim, i FARSH si pjesë e ISAF, Shqipëria angazhoi me mision në Kabul (Afganistan), 440 ushtarakë, duke vepruar në përbërje të kontingjentit të FA turke.
Kontingjentet ishin të përbërë nga një togë me 22 ushtarakë nga strukturat e Batalionit të Forcës Speciale, Brigadës së Reagimit të Shpejtë, si edhe reparteve të Komandës së Forcës Tokësore.
Ngelem duke cuar nizam per dynjane.
Kjo qënka trape fare nëse ndjek pas Tra(m)pin dhe strategjinë e tij. Si mund të jesh entuziaste kur nis djemtë për të vënë kokën në rrezik në një tokë të huaj. Më dukej keq Mimi po kjo qënka dhe më keq.
do luftojne me talibant me vellezrit turq ndersa amerikanet do bejne sehir se ata vetem raketa leshojne
mos duhet te themi bravo??Coji ata mish per top e mos bej ze se eshte turp.IDJOTE ME KACURELA.