Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, është shprehur se opozita duhet të sjellë alternativë e të reagojë përballë krimit që po fiton terren në Shqipëri.
“Në kohen e Berishës merrej borxh për të shtruar rrugë etj. Tani nuk marrin borxh sepse krimi ka shumë para”, tha Lubonja.
“Ky është i vetmi burim i parash.
Opozita nuk i shkon thellë problemit për të sjellë alternativën.
Krimi i drogës dhe krimi i vërtetë i thënë në mënyrë direkte, sepse po vriten njerëz çdo ditë.
Ka një lloj gjuhe të përgjithshme. Nuk del njeri të pyesë se kush janë këtë 20 familjet dhe 4 klanet kriminale që denoncoi ambasadori Lu.
Duhet të dalin të kërkojnë, të nisë hetimet Prokuroria dhe gazetarët të investigojnë”, tha Lubonja.