Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vendosur të hapë 11 vende vakante për drejtorë rajonalë në gjithë vendin.
Në njoftimin e vetë OSHEE, bëhen me dije drejtoritë ku do të ketë garë për drejtor rajonal, si dhe kriteret që duhet të plotësojë secili prej kandidatëve.
Zëvendësime të drejtuesve aktualë, me të rinj, do të ketë në drejtoritë rajonale të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës, Shkodrës, Fierit, Beratit, Burrelit, Kukësit dhe Vlorës.
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM DHE AFATI I DORËZIMIT TË APLIKIMIT
Kritere të përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor Rajonal”:
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
Kujdes! Mos dorëzimi dokumenteve të mësipërm është kusht skualifikues. Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.