Burrë e grua mbi vinç te Pallati i Kulturës, kërcënojnë me vetëvrasje

18 Tetor 2017, 09:06Sociale TEMA

Dy persona, të identifikuar si Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua, janë ngjitur majë vinçit mëngjesin e sotëm tek Pallati i Kulturës duke kërcënuar për vetëvrasje. Në një moment ata duket se ndryshuan mendim dhe filluan të zbrisnin duke pranuar negociatat e policisë, por më pas filluan të ngjiteshin sërish, duek i thënë policisë se “ju kështu thoni gjithmonë”.

Çifti kanë kërkuar praninë e Kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe të Ministres Lindita Nikolla, si i vetmi kusht për të zbritur në tokë.

Nuk dihen ende motivet që i kanë çuar drejtë këtij veprimi, ndërsa policia është në vendngjarje në përpjekje për të negociuar me çiftin.

Nuk është hera e parë që njerëz kërcënojnë të hidhen nga lartësitë.

Vetëm dy ditë më parë 35 vjeçari i identifikuar si Sajmir Zalli kërcënoi vetëvrasje nga i njëjti vinç.

Zalli zbriti pas gati 60 minutash nga vinçi, ndërsa rrëfeu se motivi që e çoi drejt këtij veprimi ishte fakti se ish-bashkëshortja nuk e linte të takonte fëmijët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje