Champions League/ Qarabagu i Agollit barazon me Atletiko Madridin

18 Tetor 2017, 20:04Sport TEMA

Skuadra e kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit Ansi Agollit, Qarabag ka arritur që me 10 lojtarë të marrë një barazim 0-0 me Atletico Madridin në kuadër të grupit C të Ligës së Kampionëve.

Atletico nga minuta e 75’ ishte me një lojtar më shumë në fushë, por nuk arriti ta shfrytëzonte as këtë mundësi.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe Agolli, i cili tregoi një paraqitje shumë të mirë.

Pas këtij barazimi, Atletico mbetet në vendin e tretë më 2 pikë, dy më pak se Roma në vendin e dytë dhe katër më pak se Chelsea në vendin e parë, që luajnë më vonë ndaj njëra tjetrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje