Imuniteti i Tahirit, Balla: Jemi në luftë për drejtësi, hallexhinjtë e kukuvajkat e PD-së duan ta kthejnë në teatër

19 Tetor 2017, 17:16Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka deklaruar se nuk ka për të pasur kurrë votë kundër drejtësisë.

Balla i ka cilësuar deklaratat e Partisë Demokratike për mbledhjen e Këshillit të mandateve si një luftë për pushtet dhe jo për drejtësi.

“Ne jemi në një luftë për drejtësi. Hallexhinjtë e PD-së janë në luftë për pushtet. Duhet t’ja themi të gjithëve që ne kemi mbëritur këtu që kur u denoncua si ngjarje.

Kam mbëritur para Halimin dhe para “halimëve” të Partisë Demokratike.Ne rastet do t’i shqyrtojmë njëlloj pa bërë dallime.  Nuk kemi asnjë kompromis me betejën për drejtësi.

Jam i bindur që kryetari shumë shpejt do të bëjë publike datën dhe orën se kur do të mblidhet këshilli i mandateve. Jam i sgurt që ai do të respektojë rregulloren e Kuvendit. Kukuvajkat duan ta kthejnë këtë në teatër,” tha Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje