Deputeti i PD Ruçit: Ndaje mendjen, autorizo arrestimin e Tahirit ose...

20 Tetor 2017, 16:10Politika TEMA

Deputeti PD, Oerd Bylykbashi thotë se kreu i Kuvendit Gramoz Ruci dhe mazhoranca po shkelin Kushtetutën për të mbrojtur Saimir Tahirin.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Bylykbashi i bën thirrje Rucit që ose të autorizojë arrestimin e Tahirit ose në të kundërt nëse mendon se akuza cënon mazhorancën socialiste të votojë kundër.

Statusi i plotë i Bylykbashit:

Gramoz Ruci dhe mazhoranca socialiste po cenojne Kushtetuten per te mbrojtur Saimir Tahirin!

Qellimi i seances se Keshillit te Mandateve, Rregullores‎ dhe Imunitetit ka qellim vetem qe PARLAMENTI dhe jo Sajmir Tahiri , te bindet se ne kerkesen e prokurorise nuk ka “fumus persecutionis” ose ndryshe, qe kerkesa nuk ka qellim perndjekje politike, me qellim demtimin e deputetit pa u bazuar ne prova dhe ligj.

Imuniteti parlamentar nuk eshte mburoje per deputetin, por korace kushtetuese per te mbrojtur parlamentin nga goditja politike antikushtetuese. Ndaj nuk duhet te bindet Tahiri, por Keshilli se nuk po kercenohet funksionimi i parlamentit.

Tahiri ka te drejte te argumentoje se kerkesa e prokurorise nuk eshte e bazuar ne prova dhe ligj, ndaj dhe kerkesa eshte e motivuar politikisht. Nuk ka te drejte te beje debat mbi provat, gje qe behet para gjykates. Prokuroria e thote troc qe ka prova. Madje prova aq serioze sa duhen shfaqur me dyer te mbyllura.

Provat i cmon gjykata jo Keshilli parlamentar sepse nuk eshte gjykate. Keshilli sheh vetem nese ka prova dhe se kerkesa nuk eshte e pamotivuar.

Gramozi me te tijte ta ndaje mendjen: ose te autorizojne arrestimin dhe kontrollin e baneses, ose nese mendojne se ‎akuza per trafik droge cenon edhe mazhorancen socialiste, te votojne kunder. Nuk kane faj se jane te zhytur nga koka te kembet e mazhorances ne kete trafik.

10 komente në “Deputeti i PD Ruçit: Ndaje mendjen, autorizo arrestimin e Tahirit ose…”

  1. lola says:

    Pleh që kutërbon…, më bëre për të vjellë…!!!

  2. llaman says:

    Pikerisht, keshilli sheh ne se prova. Dhe cilat jane provat qe paraqiti prokuroria: publikimi i bisedave te trafikanteve nga nje gazete. Kur gazeta “washington post” publikoi nje artikull per Berishen junior, ndonse edhe provat egzistonin, ai kurre nuk nuk u thirr nga prokuroria (dmth prokuroria e leshit)

  3. Meta ik says:

    O idiot, eshte shkelje e te drejtave te njeriut te burgosesh njerez sepse dyshoj ose mediat shkruajne ???????

  4. Viktor says:

    Shkoni arrestoni ate kurven e Santos ju te PD.

  5. cuni i zyshes bukur says:

    foli edhe ky … te arrestohet sali berisha, luluzim basha qe donin ti benin gropen sajmir tahirit me prokurore nga tropoja vegla te familjes mafioze te kriminelit sali berisha. por harruan se kur i hap gropen tjetrit bie vete brenda.

  6. sa says:

    uee, aman te lutem Tema, vetem kete b-lepires mos e shfaqni ne faqe. ky dikur behej ure per te kaluar cdo i inkrimuar salian.
    e dini psh c’thosh ky dikur per meten me bllokun e famshem ne dore? “ne nuk jemi gjykate, duhet ta cmoje gjykata nese eshte video e vertete apo eshte montim” (ky qe te verteten e dinte mire, si tere shqiptaret qe pane me ze e figure cka pane..)
    ndersa per te vraret ne bulevard ky cope plehu thosh pa pike keqardhjeje per jetet e marra: rama i vrau vete! (kish degjuar variantin 1 te saliut), pastaj pas variantit 2, 3 e 4, nderroi qendrim. po gjithsesi per kete te shpifur te pacipe nuk qe kurre ‘shefi’ ne gabim, sepse per kete servil te felliq “shefi ka gjithnje te drejte”

  7. mom says:

    O byuzulykbash po si ne 3 fjali e 3ta kundershton te paren. Nje here thua keshilli i mandateve mblidhet per te bindur paralamentin qe ky nuk eshte sulm politik i pabazuar ne prova, pastaj thua qe keta duhet te vendosin pa pare prova, vetem ngaqe i thote prokuroria qe ka prova. Po nese prokurori eshte pjese e sulmit politik, cfare do te thote ai qe dua ta arrestoj pa prova? Hajde toc kuklle hajde.

    1. sa says:

      ky mund ta kundershtoje veten 33 here brenda 3 fjalish, sepse ky eshte sahanlepires. ky nuk ka menduar kurre me koken e tij sepse mbase as nuk ka nje te tille. per kete pyetja me e rendesishme eshte: “ku do shefi qe te arrijme?” e sapo ta mesoje objektivin, te filloje te bashkoje fjale pa kuptim te vecante po qe mendon se impresionojne turmen-popull, qe te ece drejt objektivit te shefit – kushdo eshte shefi e cilido qofte objektivi.. ky eshte krrupe!

  8. mirel says:

    Ik mor bajge.
    Keni dhe nerv per leksione.
    Fajin e kane shqipot qe nuk ju varen per gjuhe.
    Kriminele.

  9. tomorraku says:

    Nuk mjafton kercenimi ndaj deputetit Tahiri , tashti kercenohet edhe kryetari i kuvendit :Kjo tregon se bandat jane hedhur ne veprim , per tu hakmarre ndaj Lazaratit dhe filialevjet te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje