Rama-Tahiri dhe fundi i bashkëfajësisë së heshtur

20 Tetor 2017, 20:34Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Rreth 20 ditë më parë e gjithë Shqipëria merrej me të fortët e Elbasanit. Sot merret me Habilajt e Vlorës dhe drogën e tyre. Një telenovelë krimi me shumë personazhe, që të kujton orë e çast se jetojmë në një vend paradoksal. Në mes të zhurmës për Habilajt, u mësua se ka nisur procedimi për të gjithë hierarkinë e drejtorisë së policisë së Elbasanit. Rama vendosi më në fund të reagojë në mënyrën e tij. Me vonesë dhe dobët. Kjo sjellje e vetëfrenuar është tashmë një “markë” në karrierën e tij politike dhe vijon t’i kushtojë jo pak politikisht.

Ish-ministri i parë i Brendshëm që rrezikon të shkojë në “burgun më të largët”, sipas fjalëve të tij, shënon sot dështimin spektakolar të strategjisë së bashkëfajësisë së heshtur. Një paqe hileqare dhe amorale që ka qenë qendra e gravitetit dhe kodi themelor i heshtjes së të gjitha gjeneratave të politikanëve që nga viti 1991. Mos fol për mëkatet e mia, mos më ço para drejtësisë kur të vish në pushtet, që të mos e bëj edhe unë të njëjtën gjë me ty kur të vijë rradha ime – kjo ka qenë marrëveshja e vjetër dhe e re e politikës shqiptare.

Me procedimin penal të Saimir Tahirit, të parit ministër të brendshëm të pluralizmit që mund të shohë derën e burgut, shpresohet që ky refleks i kushtëzuar i ndyrë i politikanëve tanë të marrë fund. Tahiri po shkon drejt gjykimit i rrethuar nga një kor duartrokitësish me dhe pa pagesë, të cilët sot hedhin gurin pa u menduar fare për mëkatet e tyre.

Opozita mblidhet me urgjencë për të koordinuar sesa dhe sa do të përfitojë nga kjo mesele me drigë dhe politikë. Mirë bën, sepse çdo opozitë do ta bënte një gjë të ngjashme, por ka një “por” të madhe nga pas. Ajo tryezë kishte dhe ka brenda manipulatorë të vjetër të drejtësisë, shkelës të hatashëm të ligjit, protektorë politikë të Lazaratit dhe avokatë të regjur të kanabizimit të Shqipërisë. Një cirk karakteresh të cilët janë sot në vitrinën e politikës vetëm falë kodit të heshtjes, në kurthin e të cilit kanë rënë prej kohësh edhe Edi Rama, edhe Saimir Tahiri. Ky i fundit po paguan edhe çmimin e kripur të asaj që s’bëri kur kishte mundësi të bënte diçka.

Sa herë që e majta ka ardhur në pushtet, ka bërë një gjest “kalorsiak”, për të cilin më vonë është penduar. E bëri Nano në fund të viteve ’90, kur premtoi të hetonte vitin e mbrapshtë ’97 me protagonist Berishën dhe asgjë nuk ndodhi. E bëri shumë kohë pas tij gjestin e hapjes rrugë edhe Edi Rama, kur premtoi transparencë për Rrugën e Kombit, Gërdecin dhe 21 janarin dhe ja ku jemi sot. Ramës (dhe Tahirit pas tij), i mbetet të anatemojnë Bashën, Berishën e Mediun vetëm nëpër rrjetet sociale, pasi kanë heshtur praktikisht nga pozita e pushtetit, pa bërë gjënë e duhur: nxitjen me të gjitha mënyrat dhe mjetet që të jep në dorë të qenit kryetar qeverie apo ministër me peshë, për të zbardhur ngjarje që ende e mbajnë të tramatizuar kujtesën kolektive të shqiptarëve. Justifikimi banal dhe standart se “nuk kemi ç’ti bëjmë drejtësisë”, është vetëm pasqyrë e paaftësisë dhe mungesës së dëshirës për të nxitur dënimin e fajtorëve të pandëshkuar, që sot po bërtasin në kor “kapeni hajdutin”!

Sot Tahiri mund të përballet jo vetëm akuzat për një histori të pisët droge, por edhe me atë që nuk bëri kur ishte ministër i brendshëm, për ta thyer kodin e heshtjes së politikës shqiptare. Bashkë me të, edhe Rama ka rastin të kuptojë sesa i gabuar ka qenë pajtimi me të keqen e mbyllur nëpër sirtare që ka pasur mundësinë dhe t’i hapë, e nuk i hapi kurrë. Nëse kryeministri do të vijojë të reagojë me vonesë dhe pjesshëm, si në Elbasan, apo nëse do të vijojë të qëndrojë pasiv për të dënuar me metrin që i takon gjithkujt që ka lënë pas zullume dhe nuk është ndëshkuar për to, do të kemi sërish spektakle hipokritësh, si ky që po shohim sot. Saimir Tahiri do të shkojë drejt bankës së gjykimit për të marrë (shpresohet!) atë që i takon. Fajtor, nëse ka shkelur ligjin, ose i pafajshëm nëse provohet si i tillë. Çeshtja është se kori i kukuvajkave politike që sot bërtasin “në litar”, e dikur i shpëtonin me procedurë apo me presione politike të njëjtit fat, vijon të ngrejë zërin në emër të drejtësisë! Dhe kjo është thjesht e shëmtuar, jashtëzakonisht e shëmtuar për t’u parë…

12 komente në “Rama-Tahiri dhe fundi i bashkëfajësisë së heshtur”

  1. lavdosh says:

    Skender Minxhozi ashtu si Mero Baze dhe deri diku M Nano dhe A Bushati jane analistet me te mire dhe vene pikat mbi “i”
    Eshte ajo heshtja dhe pazari “mafioz” qe ka krijuar kete sistem dhe megjithe gjemat dhe shkaterrimet nuk kemi njeri perpara bankes se akuazuar.
    Kjo nuk mund te behet me sulme te pabaza ndaj nje ish Ministri.
    Rama, Qeveria dhe Institucionet duhet te mbrojne Zyrtaret e vet nga sulmet politike, nga nje prokurori qe bene vetem politike dhe nga interesat mafioze, nderkohe duhet te mbledhin fakte dhe te cojne abuzuesit e vjeter dhe te rinj perpara drejtesise. Nqs Shteti nuk mbron punonjesit e vet, atehere nuk do te kete njerez te ndershem qe do te duan te drejtojne kete vend. Ky vend do te behet i paqeversishem dhe do kthehemi ne 97. Drejtesia duhet bere dhe njerezit duhet te konsiderohen te pafajshem gjersa drejtesia te thote fjalen e vet. Si mund te arrestohet nje njeri, aq me teper nje ish Minister (qe pavaresisht kush eshte, ka perfaqesuar Shtetin) vetem me opinione mediash dhe biseda kafenesh? Vetingu dhe Drejtesia jane ne prove per te treguar qe gjerat po levizin ne drejtim te duhur. Duhet qe pas histerise/mllefit te opozites dhe servilizmit politik te Prokurorise (pa harruar mungesen e profesionalizmit dhe aftesise) ti lihet rradha sistemit ligjor, megjithe mungesat e tij, qe te beje punen e vet. DREJTESI, DREJTESI qe fillon nga nje ish minister, por qe do te vendosi fatin e ketij vendi. Te tjerat jane larje pazaresh dhe muhabete kafenesh per te ushqyer shqiptaret dhe per ti mbajtur ata skllever te interesave okulte

    1. ari says:

      vetem mutit kete nuk ja kalojn por kakes po.keta jan bastard gazetar te shitur si kafsh me para e me bar habilash.ku i marrin ter ato pare keta qelbesira pos nga vet ram droga.

  2. loni says:

    OOOO MINXHOZ , A JE I TRASHE , APO BEN SI I TILLE ? PO SI MUND TE CONTE PRAPA HEKURAVE EDI RAMA ATA QE BENE GERDECIN , RRUGEN E KOMBIT , 31 JANARIN , SHITJEN E DETIT , KUR DREJTESIA ESHTE NE DUART E OLIGARKEVE ? KJO GJE U VERTETUA EDHE SOT , ME FIGURE E ZE QE LLALLA CON TRE MUSKETJERET TROPOJANE , KUSHERINJ ME KUSHERIRIN E TYRE , IS PRESIDENT , ISH KRYEMINISTER DHE ISH FAJTOR I NGJARJEVE QE PERMENDE TI? TE NJOH PER NJERI SERIOZ , POR TE LUTEM MOS U FUT NE ATE PJESE TE MEDIAS QE PO SHKATERON SHQIPERINE…..DIKUR , SHPEJT , APO VONE DO VEJE HAKA TE I ZOTI……LLALLA PO TE JETE BURRE I MIRE , PER FAT TE KEQ – JO , HETIMIN DUHET TA FILLONTE QYSH NGA DALJA E SEKRETIT HETIMOR NE BABICE ….

    1. mirel says:

      Or ti, ik mos na hapni barkun me gjithe kete justifikim. Rama kishte fuqi te plote ligjore ti nxirrte jashte ligjit gjykatat dhe prokuroret e Berishes. Ka menyra te pafund te ligjshme per ti cuar para drejtesise. Kroacia e beri, dhe ne Rumani e beri populli vete.
      Ramiu eshte pale bajate e krimit qe kur ishte kryetar bashkie ne Tirane.
      Ne intervisten qe i dha BBC pas zgjedhjeve ne 2013 deklaroi hapur qe nuk kish nder mend te merrej me Berishen. Sipas tij ishte nje gravure e vjeter dhe e rene nga vakti. Nuk eshte koha per hakmarrje deklaroi Ramuti pasi sapo kishte bere haleancen me Meten. Drejtesine e la ne kujtim te se kaluares. E ardhmja eshte hyrja ne Evrope. Kaq deklaroi Ramuti.
      Tashti mure vesh tina apo jo? Ca jan ky popull i trashe mer jau..

    2. lavdosh says:

      Per Lonin: E Rama dhe qeveria nuk fusin njerez ne burg. Po ama ata kishin ne dore te mblidhnin fakte qe do te benin te mundur hapjen e e hetimeve. Keto fakte inkriminuese jane te rendesishme per te bere drejtesi. Kete nuk e beri Rama dhe eshte pergjegjes:
      Psh : zhdukja e regjistrimeve te kamerave te sigurise me 21 Janar, mbrojtja e punonjesve te gardes me urdher te Berishes do te ishin te mjaftueshme per te hapur hetimet dhe cuar Berishen para drejtesise per 21 janarin

  3. vjola says:

    Shume , shume e vertete .

  4. Jugu says:

    Veshtire te mos biesh dakord me cka gazetari shkruan. Ajo qe qytetaret thone cdo dite se ata hane se bashku ose I ruajn pjesen njeri tjetrit. Thjesht jane kthyer ne nje mafie politke qe vepron me kode mafioze edhe pa u shprehur ja dine huqet njeri tjetrit.
    Me pelqen pa anesia e ketij gazetari. Nuk eshte as si Fahri Balliu po as si Mero Baze qe jane kthyer ne gazetar te pa pelqyer me anesin dhe suflerllekun ndaj tutoreve te tyre ne pushte a opozit.
    Duket se kodi I heshtjes do vazhdoj, Tahiri do ja hedh kesaj radhe se ne te kundert do kemi teater me Ramen dhe Meten dhe ata per te mbrojtur veten do e kerkojne Tahirin jasht burgut. Rama do vazhdoj te qeveris deri ne fund te mandatit dhe heshturazi do ja kaloj pushtetin Bashes me ose pa Meten, dhe keshtu rotacioni vazhdon, shteti mafjoz reziston, politikanet pasurohen, drejtesia po ashtu pasurohet dhe mbrohet nga politika, media lepin kockat e radhes, dhe populli….. ah populli, pa dyshim te gjatin.

  5. Mentari says:

    Zoti Minxhozi? bravo qerrata ti e dahke me te “Vertet” shtetin Shqiptar? Duke na mbrojtur Drogen ,drogistet (Tahirin dhe Ramen) dhe duke ju kundervene te e kaluares (Opozites)? Per kete kishim nevoj ne!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!shqiptaret e Republikes? dhe jo per te denuar kriminelet,spekullatoret , korrupsionin dhe krimin shteteror? Thirri mendjes o njeri e me pudhje bythe apo politike (Banalitet) partizance po e gropsoni kete vend. Zoti ju denofte te gjith ju qe mbroni krimin,drogen Hajduterine,Korrupionin e shum vese antiligjore kunder shqiperise.

  6. astrit says:

    Shume dakord me “lonin”. Ti Minxhoz po ben fajtore Ramen e Tahirin pse nuk kane cuar para drejtesise “herojt” e Gerdecit, Rruges se Kombit, 21 Janarit, etj, sikur keta te ishim prokuror a gjykates, ndersa ne kete shkrim as qe merr mundimin te flasesh per treshen tropojane te cuar me rekomandim nga treshja Llalla-Berisha-Meta, per te burgosur S. Tahirin.

  7. Toni says:

    Z.Minxhozi jeni shume i sakte dhe i vetmi i lexueshem per momentin.E drejte ajo qe thoni ju.Eshte teper e neveritshme teksa shikon edhe disa gazetare femra shume te qeshura deri ne neveri qe na veshtiren TV…..dhe bejne “analiz”….dhe show

  8. faro says:

    Realitet i hidhur!

  9. pro says:

    ..eshte nje shkrim shume i bukur,nepermjet te cilit analizohet vazhdimesia tumorale…nuk mund te kete skartime te pjeseshme,metastazat e kane nxjerre skarco gjithshka…Tahiri nuk eshte engjell,por djajte nuk mund ta linçojne ate..duhet te kete nje radhe per” respekt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje