Nga Zamira Cavo
10 fakte per situatën
– Prokuroria kërkon nga pralamenti shqiptar të marrë miratim për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Provat sipas saj i ka kjo prokurori. Ok! Pyetja është: A mund të hetohet në gjendje të lirë ky deputet? Pra a kryen dot prokuroria këtë hetim me Saimirin të paarrestuar? Sigurisht që po përderisa deputet nuk e kanë më imunitetin e tyre për hetim nga cdo instancë e hetimit. C’është gjithë ky nxitim për ta arrëstuar këtë njeri?
– Opozita shqiptare me përfaqësuesit e saj, është kaq e njollosur sa askush nuk mund të marrë seriozisht deklaratat e tyre për “luftë kundër korrupsionit”. Nëse njeri prej atyre që drejtojnë( me deklarata dhe histeri demagogjike) opozitën aktuale, është “i pastërt” për ta bërë kauzë pastërinë nga krimi, unë do i bashkohesha pamëdyshje. Por secilit prej këtyre përfaqësuesve duhet tu ishte bërë me kohë verifikimi i pasurive dhe krimeve që kanë kryer.
– Deri tani në Shqipëri ka funksionuar kështu: Kush ka vjedhur e është pasuruar më shumë me paratë tona, ai është bërë kryeministër e president. Në vend të tyre në burg kanë shkuar “kasnecët” që akoma nuk kanë marrë dënimet nga drejtësia jonë.
– Prokuroria shqiptare deri më sot ka humbur të gjitha cështjet e ngritura me baza politike. Kjo dëshmon ose për paaftësi të sajën ose për lidhje të saj korruptive me krimin politik. Sjell në vëmëndje arrestimin e Ardian Fullanti dhe më në fund nxjerrjen e tij të pafajshëm, madje dhe me dëmshpërbilim (nuk po përmend 21 janarin apo Gerdecin).
– Nëse pretendojmë se po fillon vetingu nga i cili kanë frikë të gjithë unë them: Më në fund Shqipëria do të bëhët! Por realisht ky veting është akoma shumë larg, sepse në se vërtetë do të fillonte duhej të nisej nga verifikimet e atyre akuzave publike që i janë bërë z Llalla për korrupsion dhe korrupsion politik.
– Media është sot në ditën e saj më të zezë; e ndodhur përballë trysnisë së pronarëve për të bërë “publicitetin” sipas lidhjeve me politikën e korruptuar, si dhe përballë paaftësisë së gazetarëve dhe tendencave për të bër skupin e radhës, media po i hedh benzinë situatës në vend. Aq keq duket situata, se Prokuroria i merr lajmet nga media dhe media nga Faceboku …
– Të gjithë përsërisin frazën: “S’keni parë asgjë akoma” dhe unë dyshoj se nuk do të shohim gjë. Dhe në të ardhmen. Për aq kohë sa gjykatat dhe prokuroria e këtij vendi nuk kanë treguar as profesionalizëm e as përgjegjësi publike, tymnajat do bëhën më të rrezikshme për ne. A nuk u vranë katër të pafajshëm në bulevard? A ju kujtohet shkaku? A ju kujtohet se urdhërin e prokurorisë nuk e llogariti fare ai që drejtonte qeverinë e kohës?
– “Rama e “shiti “ Tahirin. Kjo është kryefjala e mediave dhe e tryezave sot. Unë pyes. Më mirë ta “shesi” apo më mirë ta mbrojë si bëri dikur Berisha me aleatin e vet? Dëshironi t’i keni hajdutët për gjithë jetën në qeverisje? Nëse e dëshironi këtë ok, mund të thoni se Rama e shiti.
– Thashethemnaja mediatike do e shpartallojë keqas mendjen popullore dhe do e paralizojë veprimin social e politik të sajin duke pretenduar se “Do këtë arrestime të tjera” Rama do rrëzohet, do shkoj në burg x apo y. Ndaj të presim e të shikojmë”. Kemi 27 vjet që presim të shikojmë se cdo të ndodhë. Dhe cka ndodhur? Më gjeni një politikan të vetëm që ka qeverisur vendin këto 27 vjet dhe nuk ka siguruar pasuri të krahasueshme me miliarderët e boset e drogave në botë? Cfarë u bë me ta? Kush prej tyre dha llogari apo u arrestua për këtë? Ndaj duke qendruar ne indiferent ata bejne “punen” e tyre qe quhet hajduteri
– Saimir Tahiri duhet dënuar, nuk e di nëse gjykata do vendosë dënimin e tij më burg ose jo, por jam e bindur se ai ka gabuar! Nëse duhet nisur nga Saimiri pastrimi i politikës shqiptare, ok le të nisë. Por nëse përfundon tek Saimiri, më mirë të mos nisë, sepse zhgënjimi për të njëmijtën herë do të jetë i madh për ë gjithë. Dhe nëse ne harrojmë dhe rreshtohemi si militantë pas njerit ose tjetrit, mirë të na e bëjnë.
Dhe për të mbyllur rrethin po i kthehem pikës së parë: Kush po nxiton të bëjë “kokën e turkut” Saimirin dhe cfarë po përgatitet nën rrogoz? Për mendimin tim kjo është një shfaqe vulgare me një skenar të ngritur keqas për të mbuluar prapësitë e mëdha që i janë bërë këtij vendi dhe për të tërhequr vëmëndjen nga realiteti ynë. Nese mendoni se Rama do bjere me ceshtjen Tahiri, gaboheni serish dhe nuk keni kuptuar asgje nga menyra se si kryehet politika te ne.
Si zgjidhet? Vetëm nëse do të mendojmë për Shqipërine dhe jo për Salinë, Ramën, Metën Bashën apo Llallën, Saimirin apo Monikën, vetëm atëherë gjendja do të ndryshojë!
Ju zonje nuk keni te drejte kur thoni, quote: “Sajmir Tahiri duhet denuar”
Qeveria dhe Institucionet duhet te mbrojne Zyrtaret e vet nga sulmet politike, nga nje prokurori qe bene vetem politike dhe nga interesat mafioze. Nqs Shteti nuk mbron punonjesit e vet, atehere nuk do te kete njerez te ndershem qe do te duan te drejtojne kete vend. Ky vend do te behet i paqeversishem dhe do kthehemi ne 97. Drejtesia duhet bere dhe njerezit duhet te konsiderohen te pafajshem gjersa drejtesia te thote fjalen e vet. Si mund te arrestohet nje njeri, aq me teper nje ish Minister (qe pavaresisht kush eshte, ka perfaqesuar Shtetin) vetem me opinione mediash dhe biseda kafenesh? Vetingu dhe Drejtesia jane ne prove per te treguar qe gjerat po levizin ne drejtim te duhur. Duhet qe pas histerise/mllefit te opozites dhe servilizmit politik te Prokurorise (pa harruar mungesen e profesionalizmit dhe aftesise) ti lihet rradha sistemit ligjor, megjithe mungesat e tij, qe te beje punen e vet. DREJTESI, DREJTESI qe fillon nga nje ish minister, por qe do te vendosi fatin e ketij vendi
LLalla duhet te denohet
Sali qeni dhe Luli adoleshent jan Bandit te kamufluar te gjith te keqiat I kan
Para drejtesis
Jo para Llalles
Qe shqiperia te hece perpara duhet te sqarohen me procese te rregullta gjyqesore:
1. Vjedhja e floririt
2. Vjedhja e fondve te rruges se Kombit
3. Tragjedia e Gerdecit
4. Vrasjet e 21 janarit
5. Marreveshja me Greqine per kufirin detar
6. Banda e Habilajve
7. aferat me ryshfetet e Ilir metes
8. Banda e Balilit.
Pas kesaj, pasi te pastrohet vendi nga kriminelet politike te perfshire ne keto ngjarje, mbase mund te hecim perpara.
Dhe e fundit, tre prokuroret e shfaqur sot, duhet te largohen menjehere nga sistemi dhe te jepen per ndjekje penale, si ne sherbim te nje force politike dekadente.
Shume e qarte,po kujt ja thua.Me pelqen shume logjika ne artikujt e tu dhe uroj te shtohet masa e atyre qe te kuptojne.
TE GJITHA C’KA THUA MOJ ZAMIRA QENDROJNE , POR TANI PO AFRON KOHA TE KERKOHET VRIMA E MIUT — PO AFRON VITINGU NE POLICI , BABALLARET E MAFIAS SE DROGES DO TE MBETEN SI PESHKU NE ZALLE — MAFIA POLITIKE DO HUMB NJE BURIM TE MADH PARASH- BOSET E MEDJA -KAZANIT DO VARFEROHEN E DO BEHEN KOPRAC, HALL SHUME I MADH . PO VIJNE ATA TE VETINGUT TE DREJTESISE ,..PO BEHEN TE GJITHE ME DHEMBJE KOKE . KY ESHTE NJE HALL EDHE ME I MADH . NUK DO KEMI ME PROKURORE E GJIKATES PLEPASH ETJ ETJ . JANE KETO QE E PREGATITEN SHOUN TAHIRI ME SHPRESEN E FUNDIT SE DO DESTABILIZOJNE VENDIN DHE DO BLLOKOJNE REFORMEN . DESHIRA E TE GJITH KETIJ LLUMI ANTI SHQIPTAR ESHTE TE RISJELLIN NJE 97 THUAJUANI EDHE JU QE NUK MUND . SKA ASNJE LLOJ MUNDESIE TE PERSERITET .
Zamira eshte pedagoge ne shkencat politike por qenka pasionante dhe ve zemren(qe nuk analizon) te flase perpara trurit(qe analizon).
Perse behet nje pyetje e tille …’kush po nxiton te beje koken e turkut me Saimir Tahirin?’ Ky eshte rast unikal ne Shqiperi qe emri i nje ish-ministri te mbrojtjes del ne pergjimet e trafikanteve te droges. Nuk ka rendesi ish ministri arrestohet apo jo, ceshtja eshte qe duhet vleresuar drejt nese heqja e imunitetit eshte e ligjshme dhe e drejte apo jo.
Asnje njeri i ndershem nuk punon ne shtet, shumica jane rrufjane qe i ngjiten pas partise per nje cop pune dhe kur ngelin ne shtet, perpiqen te kapin nje gje ekstra per xhepin e tyre.
Po mbrojtem Shqiperine, nuk kemi shitur askend, pra as Saimirin dhe as te gjithe ata qe shkelin ligjet. Ne kete rast Saimiri, po perballet me ligjin per te nxjere te verteten, pavarsisht punes shembullore we ka bere per transformimin cilesor te asaj mimistrije
Pra,
Si mund te quajme te mire ata kryeministra qe mbrojten kusaret, vrasesit e vertetuar me fakte?
Kjo zonje per kete flet. Shqiperine te mos e shesim.
Cuditem se si sh gazetare e media e trajtojne problemin si shitje qe Rama i ben Tahirit
Me sa po duket po perseritet “konferenca e Tiranes 1956” mos me keq 97 -ta.
Zot na ruajte,…mbidhni mendien.
Plane diallezore po realizohen nga ata; qe bejne llap-llap te enjteve…
Hajdut po therrasin..kapeni kapeni hajdutin.
“Korab Shpiragu” mire rjeshton radhen e mbrodhesise ,aty eshte thelbi se keqes shqiptare.
Ata prokuroret a gjyqtaret mund te jene ZOTI, po jane “DICIDOLAS” e fatkeqesisht, s’ju beson njeri !
Nbidhni mente si eshte nisur, eshte nje FARSE.
-Gjetke fle lepuri.Nuk esht ky,-KOKA e gjarperit helmues….
Dhimbie nene.
Serish
bravissimo Zamira…..
Konkluzioni është se Rama, n.q.se nuk është i implikuar me Mafien dhe krimin e organizuar, edhe tani që “ka gjithë tepsinë”, është i pafuqishëm t’i luftojë ato… (për “njëmijë” arsye që mund të mendohen). Si përfundim…”Shqipëria nuk bëhet me shqiptarët…”!
Imagjinoni një pikturë ku në mes qëndron preha”Sajmiri”dhe përreth çakejtë që duan ta shqyejnë,çakejtë e vegjël , Fevziu,Ylli Rakipi, Andi Bushati,Arjan çani,tos lubonja, Zheji,sajmir kodra e shum të tjerë që presin ndonjë copë nga kërrma që do mbetet, ku Çakalli madh Meta,bën sikur nuk ja ndjen fare,me mendimin se ka goditur viktimën vetëm se pret kohë nga ato që ka paguar për ti dhënë lajmin se “bac,ajo pun u kry.