“Imuniteti i Tahirit”, Ruçi: Vendoset nesër në orën 10

20 Tetor 2017, 16:55Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit dhe njekohësisht kryetari i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve Gramoz Ruçi vendosi që për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Saimir Tahiri, të vendoset ditën e nesërme në orën 10.

Kjo nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e opozitës të cilët kanë kundërshtuar këtë vendim.

Opozita, veçanërisht deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi të vazhdohet menjëherë e të mos merret parasysh kërkesa e avokatit të Tahirit, pasi sipas tij, ka prova të mjaftueshme që atij t’i hiqet mandati, por Ruçi nuk ka qënë me një mendje me të.

Deri në 5 të natës do vazhdojmë të qëndrojmë këtu“,- tha Alibeaj, por Ruçi e kundërshtoi duke mbyllur mbledhjen.

Mos i ngatërroni gjërat. Këtu nuk jemi duke marrë një vendim në kundërshtim me rregulloren. Ne s’kemi pse i zvarrisim çështjet, nuk e marr në konsideratë kërkesën e avokatit, por i duhet kohë në raport me seancën e radhës, prandaj mblidhemi nesër në orën 10:00”,- tha ai.

4 komente në ““Imuniteti i Tahirit”, Ruçi: Vendoset nesër në orën 10”

  1. Meta ik says:

    Opozita kriminale nuk mud te kerkoj burgosjen e personit pa prova zyrtare nga drejtesia italiane, sepse dyshon opozita te futet nje person ne burg, kjo eshte shkelje e demokracise dhe e te drejtave te njeriut. Shteti te mbroje ish ministrin nga kriminelet opozitar.

  2. As ketj as andej says:

    U vendis sot nga Ramamne fb ,kot pretendoni se e vendosninneser

  3. As ketj as andej says:

    Ky zjarr do djege Shqiperine.

  4. mirel says:

    Dhiteni mu ne te kete Alibeajn. Se mos i hiqni imunitetin Saimirit. Pastaj gjeni vend e futuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje