Deputeti i PD, pas nënshkrimit të deklaratës së sigurisë flet për seancën me dyer të mbyllura: Çfarë provash sekrete u nxorën...!

20 Tetor 2017, 19:11Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, komentoi shtyrjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku do shqyrtohej kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit.

“Ne ishim të gatshëm të qëndronim deri në mesnatë, por seanca duhet të përfundonte sot. Ne u deklaruam se duhet të vazhdojmë se është e ngutshme. Shtyrja e mbledhjes nuk u hodh në votim.

Rama është në aleancë me Tahirin për t’u bërë pengesë për drejtësinë. Sot nuk u bë gjë tjetër veçse i dhanë privilegjin Tahirit për t’u mbrojtur. Në lojë është fati i gjithë shqiptarëve dhe jo fati Tahirit”- tha Alibeaj.

Ndërkohë i pyetur se çfarë ndodhi gjatë seancës me dyer të mbyllura, Alibeaj u shpreh se Prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte që përbëjnë sekret hetimor.

“Janë paraqitur prova sekrete nga ana e Prokurorisë. Sot i është dhënë privilegj Tahirit për t’u mbrojtur. Mazhoranca bllokoi vijimin e procedimit, ndërsa pyetjet e Tahirit ishin në shkelje të rregullores. Sipas rregullores pyetjet ndaj Prokurorisë duhet të bëhen më shkrim”- tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj tha se batutat e Saimir Tahirit ‘nuk keni parë gjë akoma’ nuk i interesojnë opozitës dhe qytetarëve.

“Unë nuk merakosem shumë për batuat apo për shantazhet reciproke që ka Rama me Tahirin apo me të tjerët.

Sot ka një gjë që është themelore, pra fati i shqiptarëve. Ata mund të kenë dhe thikat me njëri-tjetrin, por kjo sot nuk ka rëndësi. Zgjedhja e vetme është që drejtësia të bëjë punën e saj. Rama mbron Tahirin”- tha Aliebaj.

4 komente në “Deputeti i PD, pas nënshkrimit të deklaratës së sigurisë flet për seancën me dyer të mbyllura: Çfarë provash sekrete u nxorën…!”

  1. lavdosh says:

    Ju te PD-se keni shakaterruar kete vend ne ate mase qe nuk mund te behet me. Keni katandisur cdo institucion ne sherbetoret tuaj, pa pike besimi dhe vlere. Prokuroria nqs do ishte e afte dhe profesionale do kishte me shume fakte dhe do ishte me bindese. Per nje aktivitet qe ka vite (pa u kufizuar vetem tek ky rast) Prokuroria zgjohet vetem kur duhet tju beje nje sherbim Juve! Ku eshte interesi publik ne kete rast?
    Qeveria dhe Institucionet duhet te mbrojne Zyrtaret e vet nga sulmet politike, nga nje prokurori qe bene vetem politike dhe nga interesat mafioze. Nqs Shteti nuk mbron punonjesit e vet, atehere nuk do te kete njerez te ndershem qe do te duan te drejtojne kete vend. Ky vend do te behet i paqeversishem dhe do kthehemi ne 97. Drejtesia duhet bere dhe njerezit duhet te konsiderohen te pafajshem gjersa drejtesia te thote fjalen e vet. Si mund te arrestohet nje njeri, aq me teper nje ish Minister (qe pavaresisht kush eshte, ka perfaqesuar Shtetin) vetem me opinione mediash dhe biseda kafenesh? Vetingu dhe Drejtesia jane ne prove per te treguar qe gjerat po levizin ne drejtim te duhur. Duhet qe pas histerise/mllefit te opozites dhe servilizmit politik te Prokurorise (pa harruar mungesen e profesionalizmit dhe aftesise) ti lihet rradha sistemit ligjor, megjithe mungesat e tij, qe te beje punen e vet. DREJTESI, DREJTESI qe fillon nga nje ish minister, por qe do te vendosi fatin e ketij vendi. Te tjerat jane larje pazaresh dhe muhabete kafenesh per te ushqyer shqiptaret dhe per ti mbajtur ata skllever te interesave okulte

  2. bimbashi says:

    Vellai i Alibeajt u arrestua ne Holande me drroge, ne Shqiperi e priti i vellai me makinen e tij, i bie qe Alibeaj duhet arrestuar ?

  3. arben says:

    Idiot me kollare.Pse prova u thua thashethemeve qe sollen prokuroret lamashe ne komisionin parlamentar.Me te tilla prova duhet te futesh ne burg 140 deputetet pasi per te gjithe ka thashetheme se jane te korruptuar e jane pasuruar nga parate e mafies.Ne te gjithe kete shou qe per fat te mire shqiptaret e ndoqen live me erdhi keq vetem per nje gje.Sa poshte paska rene niveli dhe dinjiteti i prokurorise shqiptare me te tille injorante qe pasi kane mbaruar shkollen e plepave e kane varur ne qafe ndonje pseudo doktorature kujtojne se jane zot mbi shqiptaret e mund te akuzojne kedo pa patur asnje prove por thjesht me urdher te politikes se korruptuar.Se qe kjo mesele bie ere bajge nga shpellat e Vicidolit kjo u pa qarte por qe te guxojne e te dalin para popullit me akuza te bazuara ne thashetheme kjo as eshte pare e as eshte degjuar ne bote.Edhe ne kohen e diktatures qe kaq qejf kane ta lakojne per denimet politike qe jane dhene akuzat ndaj te pandehurve ishin te bazuara ne ligjet e asaj kohe qe sigurisht ishin te keqia por qe organet e zbatimit te ligjit ishin te detyruara ti zbatonin me rigorozitet se ne fund te fundit u ikte koka e tyre.Kurse sot mjafton te jape urdher Berisha e lakejte e tij ne prokurorine e korruptuar menjehere sajojne akuza te pa qena qe ne fillim hidhen ne media e pasi bejne xhiron e gojeve te liga te PD kthehen si prova andej dhe nga u nisen per te denuar kundershtaret politike .Kesaj situate duhet ti jepet fund e drejtesia te veproje vetem mbi bazen e ligjit e jo te urdherave politike.

  4. Genci says:

    Alibeaj si ke fytyre qe te dalesh dhe te besh deklarata te tilla kur ti more kopuk duhesh futur ne burg per bashkepunim me vellain trafikant. Cfare provash sekrete keni ju mer, kur kamionisti Saimir na u be ish Ministri Saimir Tahiri! Uau, cfare provash te forta! Provat qe prokuroria duhet te kete per te arrestuar nje ish minister apo deputet duhet te jene: 1) Parate ne banke apo shpenzime dhe blerje te pajustifikuara nga rroga, 2) pergjime telefonike ku te arrestuarit flasin me z. Tahiri per pazare, 3) fakte kur te aferm te z. Tahiri (gruaja, vellai, apo motra nese ka) kane para qe nuk mund ti shpjegojne, 4) Fakte konkrete ku trafikantet japin para ne dore direkt apo indirekt z. Tahiri apo te aferme te afert te tij. Nease asne nga keto prova nuk ekziston atehere te gjitha jane pallavra, biseda mejhanesh. Sigurisht qe PD-se i intereson te beje sa me shume zhurme se dicka do te mbetet. Asgje nuk mbetet sepse elektorati dhe populli qe ju degjon ka inteligjence te mjaftueshme per te kuptuar qe keto dokrra qe thoni ju jane genjeshtra. Edi Rama that qe fjalen e ka drejtesia. Si e paska mbrojtur Rama z. Tahiri kur e gjithe drejtesia eshte ne duart e esadistit Berisha!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje