AKU ka bërë kontrolle në pikat e shitjes së peshkut për të parë standardet dhe e sigurisë ushqimore.
Sot në kryeqytet, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur disa dyqane peshku në vlerën e 850 mijë lekëve, për mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe të gjurmueshmërisë.
AKU ka konfiskuar 434 kilogramë peshk. Po ashtu janë gjobitur edhe 3 subjekte të tregtimit të mishit, për të njëjtat arsye.
“AKU bën të ditur se çdo subjekt i tregtimit të produkteve ushqimore, nuk do të lejohet të vazhdojë aktivitetin dhe do të penalizohet, nëse nuk siguron konsumatorin, në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftim.
Siguria ushqimore fillon nga buka dhe uji.Pezulloni firmat spekullante qe reklamojne ujin nga burime malore dhe e ambalazhojne ne periferi te Tiranes nga uji i Bovilles ose e transportojne nga Tepelena a Tomorri apo edhe qytete te tjera me autobote qe nuk i pastrojne kurre dhe i ambalazhojne neper baraka qe nuk jane lyer apo edhepastruar por qe rrethohen me llamarina ,per te mos pare se C’behet brenda; Pale furrat dhe shitja e bukeve qe llahtarisesh kur sheh tepsite qe nuk dihet me cfare yndyre lyhen dhe dalin pastaj copa thasesh deri edhe spango e qime ne buke . dhe kulmi eshte kur sheh njerez qe te futen per te blere buke bashke me qente qe mbajne per dore dhe nuk sheh ne asnji supermarket apo dyqan ushqimor te varur ndonji tabele per ndalimin e qenve.