Deputeti Saimir Tahiri ka sfiduar presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se ata nuk kanë pasur kurajon të përbalen me drejtësinë.
Në një prononcim për media, Tahiri deklaroi jashtë këshillit të Mandateve se kjo që ndodhi sot nuk e kanë bërë as fashistët.
Deputeti socialist e quan të gjithë procesin një inskenim politik, një estradë dhe përsëriti disa herë se nuk do të pranonte kurrë pranga politike në duar. Madje në një prononcim për median jashtë kryesisë së Kuvendit Tahiri sfidoi kundërshtarët e tij politikë, duke nisur nga Berisha, Shkëlzeni, Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha ti dalin para e të përballen me të për drejtësinë
“Mbledhja e sotme eshtë akti i dytë i një esktrade të paralajmëruar. Unë jam i vendosur t’i shkoj deri në fund. Vështirësitë janë të mëdhaja dhe në këtë rrugë do të ketë vështirësi pa fund por unë nuk do të rrëzohem kurrë”
Kjo që ndodhi sot nuk e kanë bërë as fashistët. Të thonë shko në burg e na provo që s’ke marrë 5 milionë euro në muaj, është estradë. Do i kisha ftuar miqësisht të sjellin një provë të vetme. Nëse nuk sjellin provë të sjellin Saliun dëshmitar.
Nëse nuk vjen Saliu të vijë djali i tij, Shkëlzeni, i cili la të vdekur 26 vetë në Gërdec. Nëse nuk vijnë këta, të vijë Ilir Meta, të vijë Monika, të vijë Lulzim Basha. Nëse këta nuk kanë pasur kurajo të përballen për hallet e tyre me drejtësinë, të përballen me mua për drejtësinë që unë meritoj” tha Tahiri.
Tahiri te qendroj i qet sepse e shikova ne mbledhje kur avokati i kerkonte te qetesohet, Tahiri eshte i sigurt me avokatin qe ka perkrah dhe kjo eshte nje gje pozitive per Tahirin. Eshte thjesht nje kurrth politik meqense edhe Monika e pranoj per qe kerkon zgjedhje te parakohshme, pra thjesht destabilizim, por populli nuk duhet te mbeshtese opoziten mese kriminale. Kriminelat qe bejne opozite jane Monika, Lulka, Meta dhe Berisha.
Po ku te dalin ata para drejtesise,u bien hallatet.Berisha eshte mafjoz,kurse liken nuk e le mafjozja Monaliza,se i ka vene kusht,po te veje ai ne gjykate ajoi e ndan fare.E njihni Monen ju apo jo.ajo nuk ndalet para asgjeje,eshte si tipi i Berishovicit,mos e shikoni nga fytyra,qe duket si aktore.Eshter e papare dhe e padegjuar.Tani qe i ka pare lezetin dhe parave,dollareve,eurove apo floririt e argjendit ku hap rruge ajo!
Keto jane klithma te njeriut qe po mbytet.Perse heshte dhe nuk denoncove atje ku duhej.