"Dosja Habilaj". Burg pa afat pronarit të banesës në Babicë, për krahun e djathtë të Habilajt, vendoset të...

22 Tetor 2017, 12:27Kronika TEMA

Gjykata për Krimeve të Rënda vendosi masën arrest me burg për Nezar Seiti dhe Armando Koçerri, dy të arrestuarit në Babicë të Vlorës tre ditë më parë për llogari të dosjes “Habilaj”.

Për Armando Koçerrin u caktua arresti me burg pa afat, ndërsa Nezar Seiti gjykata caktoi arrest me burg për 20 ditë, në pritje të letërporosisë nga Italia për ekstradimin.

Armando Koçerri u arrestua në operacionin blic në Vlorë, ku në banesën e tij u gjetën 4.5 tonë kanabis, që dyshohej se do të trafikohej në Itali, dhe i përkiste grupit Habilaj. Në këtë operacion u arrestua edhe Nezar Seiti, një person i konsideruar si bashkëpunëtor i ngushtë i Moisi Habilajt.

Seiti përmendet në përgjimet e Prokurorisë së Katanias, ku më së shumti siguron mjetet e nevojshme për transport të grupit, si edhe ndan paratë dhe studion tregun e zi të kanabisit. Për të ka dhjetëra përgjime dhe ka qenë mjaft aktiv pas vitit 2015, duke hyrë dhe dalë lirisht në shtetin italian. Ai ka pasur një rol organizativ në grupin e strukturuar kriminal.

Ndërkohë, për Koçerrin ende dihet pak, por burimet thonë se ai mund të hetohet dhe procedohet në Shqipëri, pasi nuk rezulton të ketë gisht në veprimtarinë përtej detit.

Deri më tani, të dy të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë detaj përpara organeve të ligjzbatuese në lidhje me aktivitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje