Qarkullonin shumë para në duar dhe visheshin mirë. Një nga përgjimet po në makinën e Habiljat, mes Moisi Habilaj dhe anëtarit të bandës së tij të trafikut Eneo Sulaj nxjerr në dritë disa nga shpenzimet që ata bënin për veshje.
Përgjim i datës 10.1.2014
Dëgjohet të hapet dera e makinës.
Moisi Habilaj dhe Eneo Sulaj futen brenda, në radion e makinës dëgjohet muzikë greke.
Të dy komentojnë veshjet që sapo blenë të Hugo Boss. Moisi thotë se ka shpenzuar 1 mijë euro dhe vetëm çorapet i ka blerë 320 euro.
Më pas Moisiu komenton njerëzit në lagjen ku po kalojnë, që shohin në një mënyrë të çuditshme.
Moisiu: Vëlla, ai më parë ishte një person që shiste fruta, e poshtë frutave kishte 3 kallashnikovë, 10 pistoleta, bomba dore dhe të tjera…
Eneo: I shiste, apo…
Moisiu: Jo, i mbante atje, ishte bandit, ai ishte ta coje në të sëmës, profesion kishin grabitjet, bankat…
Ore gazetar! Jeni mire mga mendja?! Cjane kto corape 320 euro se na cuditet! Hugo Boss kemi patur rastin te blejm po corape 320 euro nuk kemi par, 32 euro po! Apo futja kot. Gojen tuaj e keni thoni cte doni
Haaaaaa, sa para prish shkerdhqeni me Arminen, da para prish lulshiti ne Holland.
Lereni ore keto. Po nuk u denuan 27 vjecaret e pushtetit, ska drejtesi me 4 vjecaret.