Një përplasje me armë, ka ndodhur meditën e sotme në Elbasan.
Sipas policisë, për shkak të një konfliktit të çastit një person ka qëlluar në ajër.
Konflikti ka ndodhur në lagjen ‘Visarion Xhuvani’.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.10.2017 në Lagjen “Visarion Xhuvani” gjatë një konflikti të çastit një shtetas dyshohet të ketë qëlluar në ajër me armë zjarri.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri pistolete.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.