Tahiri në gojën e Habilajt: Ja fraza mbi kurthin e përgjimeve dhe pikëpyetjet mbi një arrestim të "stisur"

20 Tetor 2017, 09:40Kronika TEMA

Në intervistën për Blendi Fevziun, interesante qe një frazë e thënë prej Saimir Tahirit, që në fakt duhet të përbënte strumbullarin e bisedës, e që kaloi pa shumë diskutime duke humbur mes frazave të tjera.

Ka politikanë që kanë porositur kriminelët që të flasin e të përmendin emra politikanësh kur e kanë ditur se përgjohen”, tha Tahiri, gjë që deri diku shpjegon këmbënguljen e tij në pafajshmëri, edhe kur duket se të gjithë provat flasin kundër tij.

Pra, nëse çështjes Habilaj-Tahiraj i qasemi dhe si një betejë e klaneve politike të kriminalizuara, ngjan se është një kurth i përgatitur me kohë ndaj Tahirit, gjë që ai e la të kuptuar përgjatë gjithë fjalëve që tha në emision, shkruan Tesheshi.com. Që do të thotë se përmendja e emrit të tij nga dy trafikantë, është diçka e stisur nga lobe armike në politikë.

Por a mund të jetë e vërtetë kjo?

Në gjithë këtë histori, bën përshtypje ofrimi i një raporti shumë ordiner mes një trafikanti të rëndomtë e një ministri, gjë që vështirë të ekzistojë.

Një ministër edhe mund të jetë i lidhur me trafiqet e të përfitojë prej tyre, por kjo lidhje do ishte aq e sofistikuara sa kurrë nuk do mundej që një trafikant – e theksojmë, krejt në nivele ordinere – të kishte lidhje aq të hapta me ministrin, si në një lojë fëmijësh, e të fliste aq qesim për të sikur ta kishte njeriun më të afërt të jetës.

Saimir Tahiri, edhe në qoftë i lidhur me trafiqet, nuk është gjithsesi aq naiv, aq i lehtë nga mendja, e po ashtu në nivele të frikshme ordinere, sa të mbajë lidhje aq të afërta – gjithnjë duke qenë në kupolën e shtetit – me një trafikant të rëndomtë, sado të rrezikshëm, e të marrë prej tij dhuratë, byzylykë për gruan e nënën.

Nëse do ekzistonte vërtet një raport i tillë, do ishte i strukturuar mjeshtërisht anë të formë, sa vështirë të konstatohej e vërtetohej.

Ndërsa nga ajo çfarë i ofrohet publikut, ngjan si një aventurë adoleshentësh mendjelehtë.

Nga ana tjetër, Saimir Tahiri ka patur jo pak armiq, një prej të cilëve është Ilir Meta, gjë që dihet publikisht dhe u permend edhe nga Tahiri në emisionin “Opinion”.

Dhe ky është një fakt, siç është po ashtu fakt, se kryeprokurori Llalla konsiderohet si masha e Metës në krye të organit të akuzës.

Lehtësia me të cilën Tahiri po arrestohet – së paku siç përflitet deri tani se është e pashmangshme –  e vërteton më së miri këtë.

14 komente në “Tahiri në gojën e Habilajt: Ja fraza mbi kurthin e përgjimeve dhe pikëpyetjet mbi një arrestim të “stisur””

  1. Amy says:

    Po mese e vertete, kjo do rezultoj ne fund, Meta ishte ne Itali parra 2 javesh, dhe pas 2 javesh del kjo histori, meta ka lidhje te fshehta me Italine, e di mire ai, dhe para ka per te paguar qe te dalin keto brockulla, qe kane dale per Tahirin, E adhuroj ate djale per idealizmin qe ka punuar dhe qe e beri policine te repsektueshme, nese ka njeri qe duhet hetuar dhe denuar ky do te jete Meta me aferen e fundit te CEZ – 39 milion eur, per kete Llalla ky fshata gramshi injorant dhe mendjengushte te merrej, por nuk e ben, Por do vij dikush tjeter ta bej, dhe ne banken e te akuzuarve do te jene meta shkelzeni berisha etj

  2. Arsyetimi sa siper mundte jete edhe i vertet. Si kunder mund ye jete dhe e kunderta
    Me gjith ate une besoj te varjanti sa me siper.
    -‘- Fakti qe Makina eshte blere apo shitur ne kohen qe sapo eshte bere Minister le shteg per planifikimin e nje kurthi te mundshem
    ….Ky. Lloje kurthi mund te jete i mir organizuar dhe do te coje ne arrestimin TAhirit
    detyrimin e Rames te jap dorheqien dhe te krijohet nje q 6 6 derieveri me b a ze te agjere

  3. Dashi i Havasë says:

    Po more po, trafikant aq i rëndomtë ishte dhe aq larg një personaliteti si Tahiri sa ky i fundit i shiti makinën dhe pastaj ja merrte hua sa herë ti duhej nga këta trafikantët e rëndomtë. Pse more çfarë janë politikanët tanë të pajtën gjysma trafikantë kanë qënë.

  4. Labi says:

    Saimir Tahiri e ka bere kete analize ?

  5. rudina says:

    Dhalla (me shume uje se kos), kam nje pyetje: Po Like bllokun ose Like Floririn kur do ta arrestosh? bashke me baxhellen, mos harro.

  6. Tresi says:

    Ka disa pimepyetje kjoesele por kmunikimi direkt i ministrit me nje trafikant eshte vertet pike e dyshimte. Zakonisht ka disa hallka lidhese mes trafikantit dhe bosit te trafikut, ne kete rast Tahirit nese eshte I tille.

  7. Italia says:

    Ndoshta mund te jete i rendomte personazhi nga ana kulturore – siç e thekson me insistence gazetari per te na bindur qe gjithçka na qenka nje komplot – por kjo nuk heq faktin qe xhiron me qindra mijra euro ne muaj nga droga, e ky fakt e ben kete personazh shume interesant per ata qe pasurimin personal e kane si objektiv te vetem te politikes se tyre. Nuk mjafton qe te permendet emri ne nje telefonate per te kerkuar heqjen e imunitetit nga Prokuroria por sigurisht do kete dhe prova te tjera qe nuk njohim akoma, e zakonisht Prokuroria Italiane i kopsit mire hetimet perpara se ti publikoje. Gjithsesi besoj qe nuk do i hiqet imuniteti se mbrojne njeri – tjetrin dhe pas bujes fillestare te lajmit asgje nuk do ndodhe, si gjithmone.

  8. katarakti says:

    Po mire po automjeti qe ia shiti anetareve te bandes dhe qe u perdor perseri nga ai a nuk eshte diçka e çuditshme?! A nuk duket se ka pasur nje lidhje te forte ne mes te Tahirit dhe trafikanteve?! Une po te ia shisnja njeriut tim makinen, nuk do kisha sy e faqe te ia kerkonja perseri. Aq me shume qe do te kisha gjithe ato automjete qeveritare ne dispozicion! Ka diçka qe bie ere ketu.

  9. prokuror pa shkolle te larte says:

    Ore une nje gje nuk po arrij te kap ne kete histori ,ky pis milet o eshte i gjithi i pjerdhur nga trute e “bythes” ose kriminaliteti ne albanistan ka hyre thelle ne qelizat e qenkerka bere moto e jetes se ketij populli !!!!???? Ore milet “handikapat ” po si nuk arrini te reflektoni per aq sa eshte dhene ne shtyp ,se ka akoma te tjera qe perbejne sekret hetimi dhe te gjithe e dime qe prokuroria Italiane nuk ben “gafa” por i kopsit “dosjet” ne menyre shembullore !!!, More shihni detajet dhe mos u merrni me tymin !!! Nje fakt jo pak i rendesishem dhe nje prokuror sado pa eksperience do ta merrte Sajmon Tahiren si te pandehur , citoj shtypin (,vertetuar dhe nga hyrja dalja e vet Sajmes ne shtetin Grek) : Saimiri (i nenes) Tahires ka hyre ne Greqi me familjen diku aty nga gushti i 2014 me makinen Audi 8 targat ****** dmth me audin qe ka ne pronesi ai vete ,kjo e vertetuar nga te dhenat marre nga ITAS (besoj qe kurrkush nuk do thote qe eshte konsiracion) . Ndersa Tahirja na thote qe kete makine audi 8 e ka shitur aty diku nga mars 2013 !!!!!! Tani mund te ma shpjegoj se si ka mundesi kjo … edhe ..edhe.. sikur te supozojme qe Tahirja ja ka marre borxh makinen e shitur para ma shume se nje viti (e çuditeshme targat jene te njejtat kundra çdo rregulli ligjor ) nje trafikanti te rendomte (siç mundohen ta paraqesin “avoqeterit” mbrojtes nga gjiri i populit) dhe shkoi ne Greqi me familjen !!!!???? Kaq poshte ishte ekonomikisht dhe menderisht ky koka e ministrise se brendeshme sa qe ti shtrinte doren ketyre trafikanteve !!!!!????? Analizoni mire faktet me gjakftohtesi pa “tymnaje” dhe do te gjeni te verteten … nqs … vertete doni te verteten ….. Ju pelqen te genjeheni kjo eshte zgjidhja e juaj … vazhdoni deri ku do te arrije durimi cfilites i juaji …….

  10. Quo Vadis! says:

    Imuniteti duhet t’i hiqet vetem ne rast se dalin prova shume te qarta dhe jo thashetheme ordinere.
    Ne nuk kemi nje sistem drejtesie qe te konsideron te pafajshem deri sa te provohesh i fajshem. Pra drejtesi perendimore.
    Sistemi yne i drejtesise eshte me i korruptuar se Tahiri dhe prokuroret tane nuk kane ate zotesi sa te mbledhin prova te qarta fajesie ose pafajesie. Kjo duket qarte fare kur prokurori qe kerkon arrestim nuk e ka idene e ceshtjes dhe thote se e pame ne media dhe menduam se keshtu apo ashtu apo ku di une.
    Keta prokurore do t’i shkojne kesaj ceshtjeje deri ne fund?
    Ju lutem pak seriozitet.
    Tahirit nuk duhet t’i hiqet imuniteti.
    Po qene te zote palo prokuroret qe kemi le ta provojne fajin.

  11. tomsojeri says:

    O Popull dhe cilido lexues i ksaj katrahure tymnaje personazhesh te asaj qe quhet politikdhe dhe uheqje e ktij populli ,qe pjell te tilla monstra nder shekuj ,ju duhet vetem nji Enver Hoxh e dicka meshum nga Ai qe ti djeg perse gjalli kta “alien”te dal nga Ferri i Dantes ,keta monstra me paraqitje njeriu ,qe kan zaptuar parlament dhe administraten Shteterore dhe kurdisin pa ju trmbur syri ma (se mungon nji Enver)dhe po duan me cdo kusht te varrosin gjynahet e tyre duke filluar nga Presidenti qe kte rrug e njef mir dhe shohim ne aktivitet te plot gruan e tij !Gjithcka esht e qart dhe e dukeshme per kedo qe i ka ngelur sado pak “pamje” nga GLAUKOMA qe thon se esht e pasherushme ! Vertet nuk ka Enver ,por pak gjak i paster nuk i ka ngel ktij populli te mos e tallin ,mashtrojn e kurdisin kta ALIEN BARBAR KU DUAN ME CDO KUSHT TE TJETERSOJN ATE VOT QE KISH NE DOR KY POPULL VIKTIM !!!!!! Duan me cdo kusht sabotimin e Vettingut ,kta rrugac e kriminel ordiner dhe nuk po di deri ku shkon kufiri i urrejtjes qe ky popull tju jap nje pergjigje perfundimtare ! Kush ju jep “energji” ktyre banditeve ?????? Sigurisht paraja qe kan vjedhur kaq vite por kam frik se po vazhdon ruga historike e agjentures se kalcifikuar e te njohur antishqiptare ! Klasa ne fuqi nen drejtimin e asaj qe quhet opozit, jan armiqt e betuar te Kombit dhe shqiptareve

  12. shtati fyll dhe mendja pyll says:

    Po ta analizosh duket bisede e shkujdesur dhe e qellimshme.
    Fakti qe ata permendin qe keto para perdoren ne3fushate elektorale.
    Biseda duket vertet e cuditshme per te provuar 100% deklaratat e berishes.
    Biseda eshte vertet e cuditshme.
    Nese ka fakte te tjera le ta arrestojn, por me keto biseda qe nuk e implikojne fare tahirin, si kerkon ky idioti maloku librazhdit ta arrestoje. Kafshe.

  13. lola says:

    Sa herë shikoj surratin e (kryehajdutit-president ?!) Ilir Metës, më kalojnë normica frike në trup…! Kot nuk ka thënë Frojdi, që tiparet e fytyrës pasqyrojnë shpirtin dhe karakterin e njeriut…!

  14. leart hoxha says:

    Dmth ia paska bere Meta. haaahahahahhaaahah
    Sa per te ardhur keq jeni, per zotin. Ore, mund te te pergojoje nje njeri qe s’ka lidhje me ty, por kur e thote njeri qe i ke dhene makinen per trafik, per te cilin te ka akuzuar opozita ne menyre publike, per vite me rradhe, dhe ti nuk i ke hetuar, atehere ky interpretim eshte qesharak.
    FAKTI ESHTE QE PAS DALJES SE DJESHME NE OPINON, SAIMIRI DHA DUKSHEM IDENE I TE QENIT I PAQENDRUESHEM. PRA, MUND TA LENE NERVAT E T’I NJERRE TE GJTHA NE SHESH, DUKE PERFSHIRE EDHE RAMEN. PRANDAJ, JU PASKA HYRE FRIKA.
    TEMA DJE THOSHTE PSE NUK PO E ARRESTOJNE, POR PRESIN DALJEN E TIJ NE OPINION. SOT I PASKA HYRE FRIKA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje