A është arrestimi i Saimir Tahirit, qëllimi i vërtetë i Prokurorisë?

19 Tetor 2017, 21:06Kronika TEMA

Kërkesa e bujshme e dërguar sot nga prokuroria e Përgjithshme drejt Parlamentit, me të cilën kërkohet autorizimi për “të arrestuar ose për t’i hequr lirinë, ose për të kontrolluar shtëpinë e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri” mund të mbyllet edhe me një bllof.

Dokumenti që i është dorëzuar Parlamentit nuk përmban në fakt asnjë provë të re të ndryshme nga ato fjali të përgjuara nga autoritetet italiane mes vëllëzërve Habilaj, në të cilat njëherë përmendet haptazi Saimir Tahiri, dhe dy herë të tjera përmendet në mënyrë të përgjithshme emri Saimir”.

Ashtu si nuk i mjaftuan këto citime prokurorisë italiane për të kërkuar arrestimin e ish ministrit të brendshëm, në të njëjtën mënyrë, nuk do të mund të mjaftojnë për prokurorinë e Tiranës, pasi nga një pikë vështrimi teknik ato fjali nuk përbëjnë asnjë provë gjyqësore.

E vetmja e re e ndryshme nga ajo që ka dalë deri më sot në shtyp, e që përmbahet në 5 faqet e kërkesës që i është çuar Parlamentit, janë 4 udhëtimet që kanë ndodhur në gusht të vitit 2014 me Audin e famshëm Audi8 që Saimir Tahiri ia kishte shitur njërit prej vëllezërve Habilaj.

Prokuroria citon si provë verifikimet e bëra në sistemin TIMS nga të cilat del “dyshimi” siç e pranon vetë prokuroria se Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj udhëtonin bashkë. Por, po të shohim me kujdes të dhënat TIMS prania e ish ministrit dhe të kushëririt trafikant në të njëjtën makinë nuk tregohet. Vetëm nëse prokuroria do të ketë në dorë një provë tjetër akuza provohet, pasi edhe ky element rrezikon të bjerë e të mbetet në nivelin e një dyshimi të thjeshtë, edhe kjo e pamjaftueshme për arrestimin e Tahirit.

Por a është vërtetë arrestimi i Tahirit qëllimi i Prokurorisë? Bllofi mund të jetë pikërisht ky. Në fund të fundit prokuroria i ka kërkuar parlamentit vetëm lejen për të arrestuar, por kjo leje mund edhe të përfundojë edhe thjeshtë në një leje për të kontrolluar shtëpinë e Tahirit, ose maksimumi për të përgjuar telefonatat e tij.

Dhe nëse nga këto verifikime nuk do të dalin prova të vërteta, Saimir Tahiri nuk do të mund të arrestohet kurrë dhe lëvizja e prokurorisë do të rezultojë një lëvizje politike që ia arriti qëllimit të saj: Të njollosë e të godasë kredibilitetin e ish ministrit të Brendshëm, i cili prej më shumë se dy vitesh është në me Prokurorinë, dhe në mënyrë indirekte edhe Ramën dhe Partinë Socialiste.(Shqiptarja.com)

6 komente në “A është arrestimi i Saimir Tahirit, qëllimi i vërtetë i Prokurorisë?”

  1. Wendy B says:

    Gati gati , po me vjen keq per Tahirin…

  2. Bushi says:

    E besoje kete version,qe çeshtja e Tahirit,ku prokuroria kerkon ta arrestoi,eshte vetem te diskreditoi Edi Ramen dhe Ps-te.Sot per sot,problemi madh per pd-ke eshte Edi Rama.Ata ne fillim duan te heqin Ramen si kryeminister dhe kryetar i ps-te,por pastaj e kane me te lehte te shkaterrojne partine.Por sa do te perpiqet Berisha dhe Basha me intrigat e tyre,nuk kane per t’ja arritur qellimit tyre te keq,se Edi Rama ka mbeshtetjen e popullit shqipetar.Nuk eshte i inkriminuar.Ato qe thote Berisha dhe Basha jane vetem shpifje. Edhe per Tahirin jane plane te hartuara nga keta kriminel te medhenj Berisha dhe Basha

    1. Asd says:

      Ju jeni militant i verber. Nuk i shikoni faktet?

  3. Bert says:

    O gazetoro,i vetmi qellim i prokurorise arnaute,eshte te beje pare,te mos fuse politikane mrena,dhe te mbrojne plaçken e vjedhur.Nuk dime ndonje qellim tjeter.Mos harroni edhe cili eshte kryeprokuror,gallate klasike.Injoant + fshatar, me emrin Adriatik.Skandaloze

  4. drini says:

    Nje gje duket sheshit se deri tani nuk ka akuze per Saimir Tahirin , ka vetem dyshime te cilat per ta denuar duhen provuar. Per Meten , gerdecin 11 janarin kishte prova dhe nuk u denua njeri, Samirin duan ta denojne me dyshimme. Ky eshte vetingu shqiptar kaq shume i trumbetuar? Po qe se i provohen akuzat le te shkoje ne burg, por me kaq sa po flitet arresti i tij mund te jete i paligjshem dhe te pergtite shteti te paguaje edhe saimirin per process gjyqsor te paligjshem

  5. be-x says:

    problemi eshte i thjesht: “genje, genje se dicka do te ngelet” kjo ishte parrulla qe perdorte Hitleri para se te vinte ne pushtet. Berisha, Basha , Likja te gjithe keta plehra kane ne dore Median dhe mjafton qe te hedhin nje gure ne lume dhe budallenje si prokurori i pergjithshem Llalla apo dhalla me mire duan te justifikojne punen e tyre. O tempora o mores…!!!!! cfare pjelle qe jane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje