Padia për Berishën: Ja si ndryshoi ligjin, që Shkelzeni të fitonte miliona euro nga CEZ

19 Tetor 2017, 11:18Kronika TEMA

Ditën e djeshme, Romeo Karaj, ish-juristi i CEZ ngriti zyrtarisht një padi ndaj Sali Berishës, Ilir Metës dhe pesë të tjerëve, për dëmin ekonomik të shkaktuar buxhetit të shtetit në rastin e aferës CEZ.

Në vijim të këtij skandali, po publikojmë këtë dokument, i cili dëshmon se si vetë Berisha urdhëroi nisjen e procedurave për një ndryshim ligjor, pa të cilin Shkëlzen Berisha nuk mund të përfitonte “fetën” e tij prej disa milionë eurosh.

Dokumente të papublikuara më parë tregojnë se projekti i privatizimin të OSHEE pengohej në 2007-n nga kuadri ligjor i atëhershëm, çka shtyu Kastriot Ismailjn, drejtorin e DIA që së bashku me Shkëlzen Berishën, t’i kërkonte ministrit Bode heqjen e kësaj pengese ligjore.

Menjëherë pas vendosjes së këtyre kontakteve, ministri Bode kërkoi shndërrimin e OSSHE në një agjent tregtar, çka do të eliminonte çdo pengesë për privatizimin e kompanisë.

Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të urdhërit të ministrit nisi të përgatiste kuadrin ligjor për privatizimin.

Përfshirjen direkte të ministrit të Financave, me urdhër të djalit të ish-kryeministrit Berisha e dëshmon edhe një dokument zyrtar, i publikuar në 26 qershor 2008 në Fletoren Zyrtare.

Në rezolutën për vlerësimin e Entit Rregullator të Energjisë në 2007-n, në linkun bashkangjitur (faqja 4590): http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2008/PDF-2008/105-2008.pdf pika A kërkon “impenjimin maksimal të ERE-s për hartimin në kohë dhe në cilësi të të gjithë kuadrit ligjor të nevojshëm për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes”.

Pak muaj më pas, shteti shqiptar hapi zyrtarisht procedurat e privatizimit, duke shpallur fitues CEZ-in në 1 qershor 2009, ashtu siç ishte paracaktuar më parë nga djali i Kryeministrit, pa dyshim me bekimin e drejtpërdrejtë të babait.

Nga kjo aferë, vetë Shkëlzeni, sipas padisë së Karaj,  përfitoi disa milionë euro menjëherë.

2 komente në “Padia për Berishën: Ja si ndryshoi ligjin, që Shkelzeni të fitonte miliona euro nga CEZ”

  1. says:

    Po s’pati denime, korrupsioni do na nxijë shpirtin. Jan bër të gjith si Adrian Bitraj.

  2. Amy says:

    berishet jane per ne burg vetem, cfare kane keta njerez dhe prokuroria rri e ben sehir apo merret me gjera pa rendesi, kjo eshte nje tmerr, Te paret do jene keta qe duhet japin llogari dhe te shkojne ne burg, ketu duhet nje Falkone prokuror !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje